Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka është itikafi?


Cka është itikafi?


itikafi

Itikafi

Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut (Subhanehu ve Teala), Zotit të botërave. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Muahmmedin (Salallahu Alejhi ve Selem), familjen e tij , sahabët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Kijametit.

Për praktimin e Itikafit ka argumente në Kur´an, Sunnet dhe në koncezusin e dijetarëve.

Në Kur´an, All-llahu (Subhaenhu ve Teala) thotë:

“…Dhe Ne urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin që ata ta pastronin Shtëpinë Time (Kabën) për ata qësillen rreth saj (duke bërë tavaf), (për ata) që rrinë atje dhe ngujohen (në Itikaf), (për ata) që përkulen (në ruku për All-llahun) e që bien me fytyrë në tokë (në sexhde atje për All-llahun gjatë faljes).”
[El Bekareh, 125]

“… Dhe mos iu afroni atyre (grave), kur jeni në Itikaf në Xhami…”
[El Bekareh, 187]

Sa i përket Sunnetit, ekzistojnë hadithe të shumta, siç është hadithi i Aishes (All-llahu e mëshiroftë), e cila ka thënë se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) bënte Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramadanit, derisa All-llahu ja morri shpirtin (d.m.th. derisa ndërroi jetë), ndërsa gratë e tij bënin Itikaf pas vdekjes së tij (SalAllahu Alejhi ve Selem). Ky hadith transmetohet në Buhari, 2026 dhe Muslim, 1172.

Sa i përket konczusit të dijetarëve, numër i madh i tyre transmetuan se Itikafi është pëshkruar në Sheriat, siç janë: Neveviu, ibn Kudamah, Sheikh el Islam Ibn Tejmijeh dhe të tjerë. Shiqo el Mexhmu´, 6/404; el Mughni, 4/456; Sharh el ´Umdah, 2/711

Sheikh Ibn Baaz, në Mexhmu´ el-Fataawa, 15/437, ka thënë:

” Padyshim se, Itikafi në Xhami është akt i adhurimit dhe (praktikimi i tij) në Ramadan është më i mirë se herave tjera. Është i përshkruar, si në Ramadan ashtu edhe jashtë tij.”

Hukmi i Itikafit

Principi themelorë është se, Itikafi është sunnet, jo farz, përveçse dikush është betuar se do ta bëjë, me ç´rast bëhet obligativ, sepse i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

” Kush betohet të adhurojë All-llahun, le T´a adhurojë, dhe kush betohet të mos e adhurojë Atë, mos t´a mbajë betimin.”
[Buhariu, 6696]

Omeri (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

“O i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem), gjatë kohës së xhahilijetit jam betuar se do të kalojë një natë në Itikaf, në Mesxhidul Haram.” Ai (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: ” Plotësoje betimin.”
[6697]

Ibn el-Mundhir në librin e tij el-Ixhmaa’ (f. 53), ka thënë:

” Ata ishin unanim se Itikafi është sunnet dhe nuk është obligativ, përveçse njeriu e obligon veten e tij përmes betimit, me ç´rast i bëhet obligim.”

Shiqo Fikh el-I’tikaf nga Dr. Khaalid el-Mushejkih, f. 31.

Virtytet e Itikafit

Itikafi është akt i adhurimit (ibadetit), i cili afron robin tek All-llahu (Subhanehu ve Teala).

Ka shumë hadithe, të cilat nxisin në afrimin tek All-llahu (Subhanehu ve Teala) përmes ibadeteve nafile (vullnetare), duke përfshirë këtu edhe Itikafin.

Për shembull, në hadithin kudsij, All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë:

” Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër më të dashur tek Unë, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t’ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij.”
[Buhari, 6502]

Ka disa hadithe, të cilat flasin rreth virtyteve të Itikafit dhe përshkruajnë shpërblimin e tij, mirëpo të gjitha këto hadithe janë daif (të dobëta) apo mevdu´ (të fabrikuara).

Ebu Davudi, ka thënë:

” E pyeta Ahmedin (Imam Ahmed ibn Hanbelin): ´ A din ndonjë gjë rreth virtyteve të Itikafit?´ Ai tha: ´ Jo, veçse diçka të dobët.´ “
[Masaa’il Ebi Davud, f. 96]

Këto hadithe, ndër tjerash, përfshijnë edhe këto që do t´i përmendim në vijim:

1 – Ibn Maxheh (1781) transmeton nga Ibn Abbasi se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem), në lidhje me atë që praktikon Itikafin, ka thënë:

” Ai përmbahet nga mëkati dhe ai do të shpërblehet sikurse ai që bën të gjitha llojet e veprave të mira.”
[Ky hadith është klasifikuar si daif nga el Albani në Da’if Ibn Maxheh]

2 – El-Tabaraniu, el-Hakimi dhe el-Bejhekiu transmetojnë këtë hadith nga Ibn Abbasi, të cilin e klasifikuan si daif:

” I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: ´ Kush praktikon Itikafin për një ditë, duke kërkuar me këtë Fytyrën e All-llahut, All-llahu do të vendosë në mes tij dhe Zjarrit tre hendekë, më të gjerë sesa distanca në mes të lindjes dhe perëndimit.´ “
[Ky hadith është klasifikuar si daif nga el Albani në el-Silsilah el-Da’ifah, 5345]

3 – El-Dejlami transmeton nga Aishja se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

” Kush praktikon Itikafin nga besimi dhe me shpresë në shpërblim, do t´i falen mëkatet e mëparshme.”
[Klasifikuar si daif nga el Albani në Da’if el-Xhaami’, 5442]

4 – El-Bejhekiu transmeton nga el-Husein ibn ´Ali (Radijallahu Anhu) këtë hadith, të cilin e klasifikon si daif:

” I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: ´ Kush e praktikon Itikafin dhjetë ditë të Ramadanit, kjo do të jetë e barabartë me dy Haxhxhe dhe dy Umreh.”
[Ky hadith përmendet nga el Albani në el-Silsilah el-Da’ifah (518), ku ai thotë: ” Është mevdu´ (i fabrikuar)”.]

All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri

Një shkrim tjetër i dobishëm  5 Arsyet që muslimani duhet ta prish agjërimin!

Categories

Archives