Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çka duhet të themi nëse shohim fëmijë të bukur ,të mençur apo të butë ?

Çka duhet të themi nëse shohim fëmijë të bukur ,të mençur apo të butë ?

Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Nëse ndonjëri nga ju sheh në veten e tij ose në pasurinë që posedon ose të vëllait të tij diçka që i pëlqen, le të bëjë lutje për begati, pasi marrja mësysh është hak.” (Shënon Ahmedi)

 

Ebu Umame ibn Sehl ibn Hunejfi rrëfen: “Në një rast babai im, Sehl ibn Hunejfi, lahej në Harare (një luginë e Medinës). Ai kishte hequr rrobën e sipërme, derisa Amër Ibën Rabia e shikonte. Sehli e kishte lëkurën shumë të bardhë dhe të mirë. Amri u magjeps dhe tha: “Deri tani nuk kam parë këso lëkure (të mirë), as te virgjëresha e fshehur.” Sehli u sëmur në vend dhe filloi t`i shtohet dhimbja. I treguan Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe i thanë se nuk po arrin ta ngrejë kokën. Ai i pyeti: “A dyshoni te dikush?” Ata i thanë: “Amër Ibën Rabia”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem e thirri dhe i tha me hidhërim: “Për çfarë arsyeje ndokush e mbyt vëllanë e tij? Pse nuk e bekove kur e pe? Lahu për të.” Amiri lau fytyrën, duart, bërrylat, gjunjët, fundin e këmbëve dhe lagu rrobat e tij me atë ujë, pastaj ia hodhi ujin Sehlit nga mbrapa. Pas kësaj Sehli u shërua menjëherë.” Shënon Ahmedi, Maliku Nesaiu dhe Ibën Maxhe me zinxhir të saktë.
Ky hadith, siç vërteton rënien mësysh, vërteton edhe mënyrën e shërimit nga ajo.

 

Prindërit në mbrojtje të fëmijëve

 

Çdo familje duhet të nxjerrë mësime dhe të përfitojë nga këshillat që Jakubi a.s u drejtoi fëmijëve të tij për t’i mbrojtur nga syri i keq. Këtë, prindërit duhet t’a bëjnë duke respektuar hapat e mëposhtëm:

1 – Të mos i nxjerrin të gjithë fëmijët njëherësh dhe me një veshje unike që bie në sy, nxit kureshtje dhe shkakton xhelozi dhe smirë.

2 – Të tregohen të kujdesshëm teksa rrëfejnë dhuntitë, zgjuarsinë dhe aftësitë mendore të fëmijëve para njerëzve të tjerë. Nëse duan të përmendin dhuntitë dhe talentin e fëmijëve, le t’a shoqërojnë me fjalët: Mashalla, tebarekallah, la haule ve la kuvvete il-la bil-lah.

3 – Nëse ndonjë nga të afërmit e lëvdon fëmijën tënd dhe i numëron dhuntitë dhe aftësitë, duhet që prindërit t’ia kujtojnë të thotë Mashallah.

4 – Të mësohen fëmijët që të lexojnë suret  Felek dhe Nas, sidomos kur duan të flenë dhe kur janë të sëmurë. Veç sureve të mësipërme, ata duhet të mësojnë dhe formulën (rukje) që i mbron nga syri i keq. “Bislmilahi erkik, min kul-li shej’in ju’dhik, min sherri kul-li nefsin eu ajnin hasidin, Allahu jeshfik, bismil-lahi erkik.”

Nëse e mësojnë dhe e përsërisin herë pas herë, është më mirë për fëmijët.

5 – Ndërgjegjësimi i fëmijëve mbi risitë dhe metodat tradicionale të përhapura për t’u mbrojtur nga zilia dhe syri i keq. Shumë njerëz, duke dashur të shmangin syrin e keq dhe zilinë, kanë shpikur metoda nga më të çuditshmet. Disa prej tyre u hedhin krypë mbi kokë dy të sapomartuarve – disa mbajnë një dërrasë në dorë – disa ngjisin brum buke në derë – disa varin në qafë varëse ngjyrë blu – disa mbajnë patkua kali në makinë – disa përgjakin muret e shtëpisë së re etj…(kjo eshte e gjitha gabim dhe metoda te ngjashme me keto)

p.s

Nëse ndonjë nga të afërmit e lëvdon fëmijën tënd dhe i numëron dhuntitë dhe aftësitë, duhet që prindërit t’ia kujtojnë të thotë Mashallah.

Categories

Archives