Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cka duhet të bëjmë nëse kemi një fëmijë të mencur ,të bukur ose të butë (të urtë) ?

Cka duhet të bëjmë nëse kemi një fëmijë të mencur ,të bukur ose të butë (të urtë) ?

Mbrojtja nga syri i keq bëhet edhe më e suksesshme nëse i fsheh mirësitë që gëzon nga sytë e njerëzve. Për shembull, El Begavi shënon në librin e tij se kur Othmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) pa njëherë një djalosh të vogël shumë të bukur dhe të lezetshëm, urdhëroi:

“Ngjyejani atij gropëzën e mjekrës me të zezë, që të mos e marrin mësysh!” Ndërsa El Hatabi thotë në librin e tij kështu: “Rrëfehet se, njëherë, kur Othmani pa një djalosh të vogël mjaft të bukur, tha: “Mbulojani gropëzën e mjekrës atij me bojë të zezë!” Othmani, pra, kërkoi që fëmijës t‟i ngjyhej me të zezë gropëza e mjekrës, me qëllim që të mos prekej nga syri i keq.

*** Një lutje tjetër që ndihmon për t‟u ruajtur nga syri i keq përcillet nga Ebu Abdullah El Tajjahi. Ky po shkonte në haxh  – hipur mbi një deve të mirë. Asokohe ishte një burrë, i cili, po të shihte diçka me sy, do ta rrëzonte përtokë.

Kështu, Ebu Abdullahit i thanë: “Ruaje devenë nga syri i atij njeriu!” Por ai ua ktheu: “Asgjë nuk mund ta prekë devenë time!” Ia përcollën këtë përgjigje njeriut që merrte mësysh dhe ai, si reagim, priti rastin kur Ebu Abdullahi të mos ishte i pranishëm dhe vështroi devenë e tij, e cila ra menjëherë barkazi. Më pas, kur erdhi Ebu Abdullahi dhe i kallëzuan se ai personi ia kishte marrë mësysh devenë, si edhe kur pa devenë që lëngonte, tha: “Ma tregoni kush është ai!” E kështu, kur ia treguan, ai tha: “Me emrin e Allahut, Kontrolluesit që bën zap shkëmbin e fortë dhe yllin flakërues! Unë lutem që syri i keq t‟i kthehet personit nga i cili doli dhe njerëzve më të shtrenjtë të tij. (Pastaj ai citoi një ajet kuranor): “Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje? Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur.” [Mulk, 3-4] Menjëherë pas kësaj lutjeje, njeriu me sy të keq u verbua, ndërsa deveja u shërua.

Categories

Archives