Thursday, 18/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

ÇILTËRSI FËMIJËRORE



ÇILTËRSI FËMIJËRORE

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka më profetë të tjerë, Muhamedin, familjen e tij shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Kiametit.

Po ju tregoj një histori reale e cila ka ndodhur nga një fëmijë në moshën 4-5 vjeç.

U ul nëna atë natë duke i ndihmuar fëmijët e saj në kryerjen e detyrave të tyre. I dha fëmijës së saj të vogël 4 vjeçar një fletore vizatimi në mënyrë që të merrej me të e mos t’i bezdiste vëllezërit e tij…

Në këtë moment iu kujtua nënës se nuk i kishte dërguar darkën babait të bashkëshortit të saj i cili jetonte me ta në një dhomë të veçantë në oborr jashtë shtëpisë. I shërbente atij me sa kishte mundësi pa u kursyer e i shoqi i saj ishte i kënaqur për shërbimin që i bënte babait të tij i cili nuk dilte nga dhoma për shkak të shëndetit të tij të dobët…

Shpejtoi me ushqim për tek ai, mbasi e pyeti se mos ndoshta kishte nevojë për diçka tjetër, u largua prej tij. Kur u kthye për tek fëmijët për të plotësuar çka lanë përgjysmë, vuri re se djaloshi i vogël po vizatonte disa rrathë e disa katrorë, e duke i vënë disa shenja mbi ta. E pyeti: “Çfarë po vizaton, o i dashur?” Iu përgjigj me plot çiltërsi: “Unë po vizatoj shtëpinë time ku do të jetoj kur të rritem e të martohem. Ja kjo është dhoma e gjumit e kjo dhoma e pritjes, kjo kuzhina…” Filloi t’i numëronte të gjitha dhomat që kishte mësuar nga shtëpia në katrorët e vizatuar. Nga të gjithë katrorët e vizatuar një katror e kishte vizatuar pak më larg nga katrorët e tjerë…

E habitur nëna e pyeti: “Po kjo dhomë pse jashtë shtëpisë? E veçuar nga dhomat e tjera?” Iu përgjigj: “Kjo është dhoma në të cilën do të jetosh t’i dhe babi, sikur jeton gjyshi”. Shumë u ngushtua nëna nga përgjigja e djalit të saj.

A do të qëndroj e vetme jashtë shtëpisë, duke mos u kënaqur me bisedën e fëmijëve e të nipërve e mbesave? A nuk do të më shoqërojnë zërat e tyre e as që do të loz me ta në moshën e pleqërisë? A do ta kaloj pjesën e jetës së mbetur e vetme ndërmjet katër faqeve të murit duke mos u dëgjuar zërat pjesëtarëve të familjes?!





Menjëherë thirri shërbëtorin… e filluan t’i transportojnë mobiliet e dhomës së pritjes e cila zakonisht është dhoma më e bukur e shtëpisë, për tek dhoma në oborr dhe e pruri krevatin e babait të bashkëshortit të saj brenda.

Kur u kthye bashkëshorti e pyeti se ç’ishte shkaku i këtij ndryshimi?!

Iu përgjigj, e lotët i rridhnin pa pushim: “Unë zgjedh dhomën më të mirë në të cilën do të jetojmë unë e ti nëse na jep Allahu jetë. Ndërsa mysafirët të priten tek dhoma në oborr”. E kuptoi bashkëshorti qëllimin e saj, e falënderoi për atë çka bëri me babanë e tij i cili i shikonte me buzëqeshje e në sytë e tij dukej kënaqësia.

Nuk mbeti gjë tjetër për fëmijën vetëm se fshiu atë çka vizatoi duke buzëqeshur.

Përktheu nga arabishtja: F. Gurra

Burimijetes.com