Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cilido prej jush që ka mundësi të martohet, le të martohet! E ata që nuk e kanë këtë mundësi, le të agjërojnë, se ky do të jetë ilaç për ta!”



Cilido prej jush që ka mundësi të martohet, le të martohet! E ata që nuk e kanë këtë mundësi, le të agjërojnë, se ky do të jetë ilaç për ta!”

Pasioni shërohet me arritjen e objektit të tij, por për të ka edhe ilaçe të tjera
Qëllimi është të themi që përderisa pasioni është një nga llojet e sëmundjeve, ai e ka një ilaç ose disa ilaçe.

Kështu, nëse atij që dashuron i është dhënë një rrugë e ligjshme për të arritur objektin e dashurisë së tij, atëherë ky është ilaçi i tij. Në dy Sahih-ët vjen rrëfimi i Ibn Mesudit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “O ju të rinj! Cilido prej jush që ka mundësi të martohet, le të martohet! E ata që nuk e kanë këtë mundësi, le të agjërojnë, se ky do të jetë ilaç për ta!”

Pejgamberi (s.a.u.s.) e ka drejtuar njerëzimin te mënyrat më të mira se si ata të arrijnë atë që e duan fort: njëra prej tyre është kryesore dhe tjetra është dytësore. Ai i urdhëroi të rinjtë të zgjidhnin mundësinë e parë: martesën, e cila është kura e përsosur për këtë sëmundje. Kësisoj, njerëzit nuk duhet të parapëlqejnë zgjedhje të tjera para asaj që këshilloi Pejgamberi (s.a.u.s.).





Ibn Maxhe tregon se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Ne nuk shohim asnjë zgjidhje tjetër për dy të dashuruar, veç martesës.” Ky është kuptimi i ajetit që lejon martesën si me gra të lira, edhe me ato skllave kur është e nevojshme.

Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu dëshiron që t‟ju lehtësojë, e njeriu u krijua i dobët…” [Nisa, 4] Allahu i Madhëruar flet në këtë ajet për dobësinë e njeriut dhe pohon se ia ka lehtësuar çështjet, duke e lejuar të martohet me sa të dëshirojë: me dy, tri apo edhe katër gra. Allahu i ka lejuar burrit të martohet edhe me skllave, nëse dëshiron, në mënyrë që të kurojë këtë sëmundje, domethënë, pasionin, duke shfaqur kështu përkujdesje ndaj dobësisë natyrale të njeriut dhe si një dëshmi të mëshirës së Tij (Allahut) ndaj robërve.