Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cili është shkaku i pikëllimit tënd?

Cili është shkaku i pikëllimit tënd?

pikellimi

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd sëmundja, dije se ajo për ty është hajr.. dhe përfundimi i saj është shërimi!

Allahu i Madhëruar thotë. “i Cili, kur sëmurem, më shëron”. Shuara 80.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd mëkati që e ke bërë apo gjynahu, atëherë meditoje fjalimin e Allahut, i cili është më mëshirues ndaj teje, se sa ti për vetveten!

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti”. Zumer 53.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd padrejtësia e bërë nga farefisi apo të largëtit, dije se Allahu të premtoi fitore, dhe i premtoi atij që të bëri padrejtësi me humbje dhe nënçmim!

Allahu i Madhëruar me një hadith të shenjtë i tha të dëmtuarit: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe!”.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd varfëria dhe nevoja, duro dhe përgëzohu!

Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit”. Bekare 155

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd mospasja e fëmijëve apo numri i vogël i tyre, dije se ti nuk je i pari që nuk i ke.. dhe ti nuk je përgjegjës për krijimin e tyre!

Allahu i Madhëruar thotë: “I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë”. Shura 49.

– A je ti ai që deshi të jetë steril apo Allahu me vullnetin e Tij të bëri ashtu?!

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si te shpetojme jete - STOP ABORTIT

– A të takon ty ta kundërshtosh gjykimin e Allahut dhe vullnetin e Tij! Apo a i takon dikujt të qorton për këtë?!

– Nëse ai e vepron këtë, atëherë ai e kundërshton Allahun e jo ty, dhe ai nuk e pranon gjykimin e Tij dhe vullnetin e Tij!!

– Me të vërtetë, pikëllimi dhe krijimi dhe çështjet, të tërat i takojnë vetëm se Allahut!!

———————————–
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives