Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

CILI ËSHTË KËNDVËSHTRIMI ISLAM NDAJ UFO-VE?



CILI ËSHTË KËNDVËSHTRIMI ISLAM NDAJ UFO-VE?

Pyetje: Eselamu alejkum. Allahu te shperbleft per cdo kontribut qe jep…Pyetja ime eshte: Cili eshte kendveshtrimi islam ndaj UFO- ve?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam! Allahu ju shpërbleftë e ju nderoftë dhe juve! Në lidhje me pyetjen tuaj:

Së pari, nëse do të kthemi në trajtimin e kësaj dukurie në vetë origjinën e saj, ideja e disqeve fluturues lindi qysh nga lufta e ftohtë e më pas për ta pasur si mjet në dorë ndaj çdokujt, që fundja fundit të bëhej diçka në tokë edhe duke iu dedikuar atyre. Siç qëndron edhe alternativa: të japim një alternativë të re ndaj asaj që jep feja në lidhje me origjinën e universit të krijimit, thjesht t’i bindim njerëzit ja ku e kanë edhe Zotin apo Krijuesin dhe se ai që pretendojnë fete s’është Ai Zot – një zgjidhje materialiste për boten metafizikë.





Se dyti, trajtimi i supozimit të ekzistencës së tyre disa prej dijetareve të Islamit janë shprehur se ato mund te jenë xhind të cilët për humbjen e njerëzve përdorin forma dhe taktika që i bëjnë njerëzit të kthehen në adhurues të tyre. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com





Categories

Archives