Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cili është dallimi mes xhinnëve dhe shejtanëve?


Cili është dallimi mes xhinnëve dhe shejtanëve?


zjarri dhe uji

Cili është dallimi mes xhinnëve dhe shejtanëve? A janë ata të njëjtë?

Pyetje: Allahu të shpërbleftë me të mira. Abdul Mexhid Muham-med ka një pyetje. Ai pyet, “Cili është dallimi mes Xhinnëve dhe Shejtanëve? A janë ata të njëjtat specie? “

Përgjigje: Sa për Shejtanët, ata mund të jenë nga Xhinnët dhe qeniet njerëzore. Kjo është e njëjtë me thënien e Allahut Aze ue xhel, ku thotë:

“Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq – shejtanët nga njerëzit dhe xhinët duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për mashtrim. Po të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta kishin bërë atë, kështu që lëri ata në të tyren me trillimet e tyre.” [ En-Aam 6;112]

Dhe ndonjëherë shejtanët janë ndër ata që nuk posedojnë inteligjencë siç gjendet në thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),

”Qeni i zi është shejtan” (Muslimi 1165)

Xhinnët janë pasardhës të Iblissit . Allahu Aze ue xhel, thotë:

“… A do të zgjidhni ju atëherë më mirë atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues sesa Mua, ndërkohe që ata (Iblisi dhe pasardhësit e tij) janë armiq të hapur për ju ? Sa i poshtër është këmbimi për Dhalimunët (idhujtarët, politeistët, dhe zullumqarët,etj)” [El-Kehf 18;50]

Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin

Një shkrim tjetër i dobishëm  A i legjitimon fejesa marrëdhëniet seksuale?
Tags:

Categories

Archives