Sunday, 18/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cilët janë shkaktarët e Epilepsisë?



Cilët janë shkaktarët e Epilepsisë?

Epilepsia është një sëmundje e shpeshtë e cila prodhon kriza periodike. Krizat janë lëvizje dhe sjellje anormale të cilat vijnë si rezultat i ndonjë shpërthimi të aktivitetit elektrik në tru.

Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen, ose vetëdijen. Këto kriza zakonisht nuk zgjati shumë, por mund të jenë të frikshme. Lajmi i mirë në këtë fushë është se mjekimi zakonisht është i suksesshëm.

SHKAKTARËT

 

Thamë edhe më herët se krizat paraqiten kur shpërthimet e impulseve elektrike në tru tejkalojnë limitet normale.

Ato shpërndahen në zona përreth dhe krijojnë një stuhi të pakontrolluar të aktivitetit elektrit. Impulset elektrike mund të transmetohen në muskuj, duke shkaktuar dridhje ose konvulsione.

Epilepsia më së shumti paraqitet te fëmijët, me mbi 30 përqind të pacientëve që i takojnë kësaj grupmosha. Pas tyre, mosha e shtyrë është ajo që më shumti preket./mjeku.net/





Shkaktari i saktë i epilepsisë gjendet vetëm te një grup i vogël i rasteve. Zakonisht, shkaktarët e epilesis që dihet janë disa lëndime të trurit. Disa prej shkaktarëve kryesor të epilepsisë janë:

  • Oksigjeni i paktë gjatë lindjes
  • Lëndimet në kokë të cilat ndodhin gjatë lindjes ose nga aksidentet gjatë rinisë ose periudhës së rritur
  • Tumoret e trurit
  • Sëmundjet gjenetike të cilat rezultojnë në lëndime në tru, si skleroza tuberoze
  • Infeksionet si meningjiti ose encefalitisi
  • Sulmi në tru ose ndonjë lloj tjetër i dëmtimit në tru
  • Nivelet anormale të substancave si natriumit ose sheqerit në gjak.

Por në 70 për qind të rasteve të epilepsisë te të rriturit dhe fëmijët, nuk mund të gjendet asnjë shkaktar.

Shkaktarët e krizave

Edhe pse shkaktarët e epilepsisë (si sëmundje) zakonisht nuk njihen, ka disa faktorë të caktuar të cilët i nxisin krizat (simptomën e epilepsisë) te njerëzit me këtë sëmundje. Nëse shmangni këta shkaktarë, ju mund ndihmoni veten për të shmangur krizat ose për të ulur shpeshtësinë e tyre dhe të bëni një jetë më të mirë me epilepsi. Shkaktarët e krizave janë:

  • Humbja e ndonjë doze të barit
  • Përdorimi i tepërt i alkoolit
  • Përdorimi i kokainës ose ndonjë droge tjetër, si ekstazit
  • Mungesa e gjumit
  • Barna të tjera të cilat mund të ndërhyjnë me barnat që përdoren te krizat.

Te rreth një nga dy femra me epilepsi, krizat tentojnë të paraqiten më shumë rreth kohës së periudhës menstruale. Ndryshmi ose përdorimi shtesë i barnave të caktuara para periudhave menstruale mund të ndihmojë./Mesazhi/