Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cilësitë e shejtanit


Cilësitë e shejtanit


shejtani1. ESHTE DINAK DHE GENJESHTAR –
Thote Allahu teala: E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj),përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.” Ibrahim, 22.

2. ESHTE AZGAN DHE REBEL –
” Ka disa njerëz që polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli rrebel” Haxh,3

3. NUK POSEDON FUQI TJETER PERVEC THIRRJES –
” …Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten…” Ibrahim, 22.

4. NUK POSEDON CILESI TE MIRESISE –
” Shejtanin e ka mallkuar Perëndia. Ai (djalli) ka thën: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve Tu (nën ndikimin tim)” Nisa, 118.

5. ESHTE I NDYTE –
” lëshoi nga qielli – shi, për t’ju pastruar me të dhe për t’ju larguar shqetësimin e djallit, për t’i bashkuar zemrat tuaja me besim dhe t’ua forcojë këmbët tuaja.” Enfal, 8.

6. MUNDOHET T’I PENGOJE NJEREZIT PER TE FALENDERUAR ALLAHUN –
” E do t’ju çasem atyre edhe përpara edhe për mbrapa, edhe në të djathtë, edhe në të majtë, e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falenderues!” El A’RAF, 7

7. MUNDOHET ME I FRIKESUAR NJEREZIT –
” Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikesohuni atyre! Por frikesohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” Ali Imran, 175.

8. MUNDOHET ME BERE NGATERRESA NE MES MUSLIMANEVE –
” Me të vërtetë, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz dëshiron që të fusë në mes jush armiqësi dhe urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kujtuarit e Perëndisë dhe kryerjen e namazit. Prandaj, a doni të shmangeni? (Shmanguni ju nga këto vepra të këqia)! Maide, 91. – Isra, 53.

9. MUNDOHET T’I BINDE NJEREZIT SE UA DONE TE MIREN ATYRE –

” …Dhe (djalli) tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar (afrimin e këtij druri) vetëm për atë që të mos bëheni engjëj ose mos të mbeteni përherë (në xhennet).Dhe ai (djalli) iu betua atyre (duke thënë): “Unë jam për ju, me të vërtetë, këshilltar i sinqertë!” El A’raf, 20-21.

10. MUNDOHET T’I DEVIJOJ NJEREZIT DUKE E PERDOR EMRIN E ALLAHUT –
“… Dhe le të mos ju mashtrojë, kurrsesi mashtruesi në Perëndinë.Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.” Fatir, 5-6.

11. U PREMTON RREJSHEM –
” Dhe, do të thotë djalli, kur të merr fund puna: “Me të vërtetë, Perëndia u ka premtuar juve premtimin e vërtetë. Edhe unë ju kam premtuar, por ju kam mashtruar…” Ibrahim, 22.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e dini..!?

12. MUNDOHET T’I JOSHE NE GJERA TE KOTA –
” Ai (djalli) u premton atyre dhe i joshë me shpresa të kota, e ato që ua premton djalli, janë vetëm mashtrime.” Nisa, 120.

13. MUNDOHET QE GJERAT E SHEMTUARA T’I PARAQES SI TE MIRA –
” Kam parë se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perëndinë, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrapë nga rruga e drejtë, andaj nuk e gjetën rrugën e drejtë.” Neml, 24.

14. I FRIKESON NJEREZIT ME VARFERI –
” Djalli ju frikëson juve me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni mëkate, (si koprraci, etj.). Por, Perëndia ju premton falje mëkatesh dhe dhuntitë e Tij. Se, Perëndia është bëmirës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” El Bekare, 268.

15. ESHTE MENDJEMADH –
” Përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e ishte mohues.(Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit? ” Sad, 74-75.

16. NXIT NE SYEFAQESI –
“(Perëndia nuk i don) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës, e nuk besojnë Perëndinë as Ditën e Kijametit, (këta kanë për shok djallin), e ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është ai!” Nisa, 38.

17. MUNDOHET ME E SHMANGE NJERIUN NGA RRUGA E DREJTE –
” Edhe, ata (djajtë), me të vërtetë, i shmangin ata nga rruga e drejtë, e ata (të mashtruarit) mendojnë se janë në rrugë të drejtë.” Zuhruf, 37.

18. E BENE NJERIUN HARRESTAR –
” Ata i ka mbizotëruar djalli dhe i ka bërë që ta harrojnë Perëndinë. Ata janë në grupin e djallit, e ata që janë në këtë grup, me siguri, do të pësojnë (shkatërrohen).” Muxhadele, 19.

19. MASHTRON NE PREMTIM –
” Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, – kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit.” Isra, 64.

20. NXIT NE DETAJE TE PANEVOJSHME –
“Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë qysh është ajo (lopë). Musai tha: “Ajo është një lopë as plakë as e re, por e mesme; pra bëi atë që u është urdhëruar!Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë ngjyre ka ajo!” Musai tha: “Me të vërtetë Ai, (Perëndia) thotë se ajo është lopë ngjyra e së cilës është tejet e verdhë, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.Ata (përsëri) thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegoje çfarë është ajo, sepse, lopët po i gjasojnë (njëra-tjetrës) e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë (si jemi urdhëruar)…” El Bekare, 68-71.

21. NXIT NE HARGJIM TE TEPRUAR-ISRAF –
” Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në gurbet, po mos shpenzo tepër.Ata që shpenzojnë tepër (mastafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” Isra, 26-27.

22. SHEJTANI ESHTE ARMIK I NJERIUT –
” Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.” Fatir, 6.

Pergatiti: Irfan Salihu

 

Tags:

Categories

Archives