Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cila është mosha më e përshtatshme për t’u martuar?



Cila është mosha më e përshtatshme për t’u martuar?

Mosha më e përshtatshme për t’u martuar.

Një herë ndodhesha në Britani, për të trajnuar të rinjtë dhe të rejat mbi fejesën. Numri i të rinjve ishte pesëdhjetë, dhe po aq ishte i të rejave. Gjatë trajnimit, një nga vajzat u ngrit dhe më pyeti:”Cila është mosha më e përshtatshme për t’u martuar?”
Unë iu përgjigja:”Mosha më e mirë dhe më e përshtatshme për t’u martuar, është mosha e pjekurisë. Nëse djali apo vajza janë të pjekur dhe të gatshëm për të mbajtur përgjegjësi, atëherë kjo është mosha më e përshtatshme.”

Një djalë mund të jetë tridhjetë vjeç, por nuk është i aftë për martesë pasi nuk është i pjekur. Një i ri që është euforik, sillet dhe reagon si fëmijë, mendon dhe llogjikon si i vogël, nuk është i aftë për t’u martuar. 
Ndonjëherë mund të gjejmë një të ri që është vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, por është i pjekur, i ndërgjegjshëm, flet dhe reagon si të ishte dyzet vjeç. Një i ri i tillë, është i aftë të martohet kurdo.
Ka vajza që janë vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, por arsyeja dhe llogjika me të cilën shfaqen, të bën të ndjesh se je para një gruaje të madhe. Një vajzë e tillë është e pjekur dhe e aftë për martesë. Ndërkohë, që një vajzë tjetër, edhe pse është njëzet e pesë apo tridhjetë vjeçe, nuk është e gatshme dhe e aftë për t’u martuar. Kjo, pasi ajo nuk është e pjekur dhe vazhdon të mendojë dhe sillet si fëmijë.


Dikush e pyeti dijetarin e njohur Ibnul Kajjim:”Kush është më i mirë, uji apo buka?”
Ibnul Kajjimi i tha:”Uji është më i mirë dhe i dobishëm për të eturin, kurse buka për të uriturin.”
Po të shohim, Profeti a.s përmend katër cilësi dhe kritere që duhen respektuar në pretendenten për bashkëshorte. Ndërkohë që ai përmend vetëm dy kritere për djalin që kërkon dorën e një vajze. Thotë Profeti a.s:”Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i moralshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne në tokë dhe degjenerim i madh.”
Përse vallë nuk e përmend kriterin e bukurisë tek i riu që ka kërkuar dorën e një vajze? Mos vallë djemtë i kushtojmë më shumë rëndësi pamjes dhe hijeshisë, më shumë se ç’i kushtojnë vajzat?
Përgjigja është se ashtu siç djemtë i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme, ashtu edhe vajzat i kushtojnë rëndësi.


Atëherë, përse kur Profeti a.s caktoi kriteret e bashkëshortes, përmendi dhe bukurinë e saj, ndërkohë që kur caktoi kriteret e bashkëshortit, për vajzën, nuk e përmendi hijeshinë dhe pamjen e tij?!
Këndvështrimi dhe koncepti që ka djali për bukurinë dhe hijeshinë, është i ndryshëm nga koncepti i vajzës. Djemtë, e shohin bukurinë në pamjen e jashtme, fizike. Padyshim që atij i intereson dhe morali, bukuria shpirtërore e vajzës etj… Por, fillimisht ai jepet pas bukurisë dhe hireve të fizikut.
Ndërkohë që vajza ka një koncept dhe perceptim të ndryshëm përsa i përket bukurisë dhe hijeshisë. Për vajzat, pamja e jashtme dhe hijeshia, ka rëndësinë e saj, por ajo kurrë nuk i afrohet hijeshisë shpirtërore, moralit dhe përkushtimit në fe. Kështu, feja e sheh bukurinë në moralet dhe edukatën e djalit.





Prandaj, shohim që Profeti a.s e ka caktuar kriterin e bukurisë dhe hijeshisë, por sipas konceptit të secilës palë, si të djalit ashtu dhe të vajzës. 
Një djalë i hijshëm dhe i moralshëm, hyn në një dhomë ku ndodhen tre vajza, bisedon me ta për dhjetë minuata dhe del. Pas kësaj, pyeten tre vajzat, se çfarë u pëlqeu tek ky djalë.
Vajza e parë thotë:”Mua më pëlqeu mënyra e të folurit.”
E dyta thotë:”Mua më pëlqeu qetësia që e karakterizonte.”
E treta thotë:”Mua më pëlqeu mënyra si mendonte.”
Të tre këto vajza folëm mbi hijeshinë, por sipas konceptit të secilës. Njëra prej tyre e shihte bukurinë tek qetësia e djalit, tjetra e shihte tek mënyra si mendonte dhe tjetra tek mënyra si fliste dhe bisedonte.
Sot në perëndim, bëhen shumë studime dhe hulumtime, mbi metodat dhe rrugët si t’a bëjnë më të suksesshme periudhën e fejesës.

Një nga këto studime, unë e kam në dorë dhe ky studim titullohet “Ndikimi i përgjumur.” Qëllimi dhe objektivi i këtij studimi, ishte të zbulojë periudhën më të volitshme të fejesës, gjatë së cilës të fejuarit e njohin-njëri tjetrin. Studimi u krye në Amerikë dhe u zbulua se periudha e fejesës më e përshtatshme dhe e cila garanton një martesë të lumtur, duhet të jetë tetëmbëdhjetë muaj. 
Veçse, duhet pasur parasysh koncepti i fejesës në perëndim dhe në islam. Në perëndim, të fejuarit mund dhe të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, mund të kenë kontakte seksuale etj…
Nëse në Amerikë, fejesa nuk duhet të zgjasë më shumë se tetëmbëdhjetë muaj, po në islam, sa duhet të zgjasë? Sa duhet të jetë periudha e fejesës, me qëllim që të gjykojmë nëse martesa do të jetë e suksesshme apo jo?

Në fakt, në islam nuk përcaktohet periudha e fejesës. Në islam përcaktohen disa kritere dhe standarte, të cilat nëse realizohen periudha e fejesës mund të zgjasë edhe një jave të vetme dhe pas një jave finalizohet me martesë. Nëse këto kritere dhe standarte arrihen në një muaj, atëherë një muaj është i mjaftueshën. Nëse ato arrihen në një vit, atëherë një vit është i mjaftueshëm. 


Kështu, shohim që në islam nuk kemi një ligj të përcaktuar mirë, sipas të cilit periudha e përcaktohet një herë e mirë për të gjithë martesat dhe fejesat dhe nuk tejkalohet.
Gjatë fejesës ndodhin një sërë zhvillimesh si prezantimi mes djalit dhe vajzës, mbledhja e informacionit për secilin, studiohet projekti i martesës, konsultimi, falja e namazit të istihares etj… Të gjithë këto, kërkojnë kohën e duhur. Nëse djali dhe vajza i kryejnë të gjithë këto brenda një jave, atëherë ata janë të gatshmë për t’u martuar. Një çift tjetër u duhet një vit që t’i kryejnë të gjithë këto zhvillime.
Kështu, çështja e periudhës së fejesës është diçka relative, ajo varet nga vendi, koha, njerëzit dhe rrethanat.