Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cila është gruaja më e mirë?

Cila është gruaja më e mirë?

Ibn Maxhe sjell në Sunen-in e tij rrëfimin e Ibn Abasit, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Ne nuk shohim zgjidhje më të mirë për ata që dashurojnë njëri-tjetrin, sesa martesa.”1

Në Sahih-un e Muslimit është një hadith që vjen nga Abdullah ibn Omeri (r.a.), se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Jeta e kësaj bote është kënaqësi, dhe kënaqësia më e mirë e kësaj bote është gruaja e e virtytshme.”2

Pejgamberi (s.a.u.s.) i ka nxitur pasuesit e vet që të martohen me gra të virgjëra, të bukura dhe besimtare të mira. Në Sunen-in e Nesaiut është hadithi që vjen nga Ebu Hurejra (r.a.), që tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut (s.a.u.s.): “Cila është gruaja më e mirë?” Ai u përgjigj: “Gruaja që e kënaq burrin e vet kur ai e shikon, i bindet kur ai e urdhëron, dhe nuk e kundërshton atë në ato gjëra që ai i urren të bëhen prej saj, në lidhje me veten e saj dhe pasurinë e tij.”3

Në dy Sahih-ët shënohet se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Një grua merret për nuse për katër gjëra: për pasurinë, pozitën, bukurinë ose devotshmërinë fetare të saj. Zgjidhni gruan e devotshme se do begatoheni!”

Categories

Archives