Tuesday, 24/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cia:Ekstremistet shqiptare po pregatisin sulme ne Serbi


Cia:Ekstremistet shqiptare po pregatisin sulme ne Serbi


Shërbimi Amerikan i Inteligjencës (CIA) ka përgatitur një raport sekret në të cilin thuhet se “ekstremistët shqiptarë në Kosovë janë duke u përgatitur për vrasjen e liderëve politik serb”, raportojnë mediat serbe. Lajmi i publikuar në “Pravda”, më shumë duket spekulativ, pasi ai nuk është konfirmuar ende nga Shërbimi Amerikan i Inteligjencës.

 uck

Në këtë raport të CIA-s, sipas mediave beogradase, i cili u paska dorëzuar policisë sekrete serbe, “Grupi ekstremist i ish-UÇK-së, i financuar nga grupe terroriste, arabe…po përgatitë sulme mbi shumë zyrtarë serbë si dhe zyrtarë të lartë të administratës ndërkombëtare në Kosovë”.

“Grupi më ekstrem i ekstremistëve shqiptarë si armik nuk i konsideron vetëm serbët dhe Beogradin, por edhe të gjithë perëndimin në Uashington dhe Bruksel. Ata gjithnjë e më shumë i janë kthyer fundamentalizmit mysliman, dhe si objektiv kanë të gjithë të “pafetë”. Nuk ka informacione se si ish udhëheqësit e UÇK-së ranë në kontakt me liderët e Al-Kaidas… “, shkruan “Pravda”, duke u thirrur në raportin sekret të CIA-s.

Ekstremistët mbështeten te ideja se pavarësia e Kosovës në kuptimin e vërtetë nuk ka ardhur në jetë dhe nuk ka asnjë shans që kjo do të ndodhë pa veprime konkrete. Sipas këtij raporti, gjithashtu thuhet se ekstremistët më të rrezikshëm, qenkan të përqendruar në Skenderaj, Gjakovë dhe Vushtrri.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Fletëvotimi pa simbole shtetërore

Categories

Archives