Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

CIA publikon dokumente të reja për luftërat në Ballkan

CIA publikon dokumente të reja për luftërat në Ballkan

 

Dokumenti i agjencisë amerikane të inteligjencës CIA bën të ditur se me shkëputjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, Jugosllavia do të ndërpres funksionimin e saj si shtet federal, edhe atë për një periudhë prej vetëm një viti, ndërsa shpërbërja definitive do të ndodhë më pas dy viteve. Ky dokument kohë më parë është bërë publik dhe ka dal nga sirtarët e dokumenteve ‘sekrete’.

cia dokumente

CIA kishte informuar atë kohë administratën amerikane se Serbia do të bllokojë tentimin e sllovenëve dhe kroatëve që nga Jugosllavia të formojnë një Konfederatë, dhe kjo fushatë e serbëve duke kombinuar nacionalizmin në rritje, do të shkaktonte shpërbërjen e ish-federatës. “Vështirë do të kishte një luftë midis republikave, por konfliktet serioze midis komuniteteve do të pasonin me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe ato do të vazhdonin me coptimin e saj. Dhuna do të jetë e ashpër dhe afatgjate”, kanë shkruar agjentët e CIA-s, duke shtuar se nga represioni serb do të pasonte edhe kryengritja ushtarake e shqiptarëve në Kosovë dhe do të përkrahej nga pakica shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoni.

CIA ka përmendur se Bosnjë – Hercegovina paraqet kërcënimin më të madh për rritjen e ndarjeve etnike fondamentale në Jugosllavi, sidomos mes serbëve dhe kroatëve. “Përzierja etnike e kësaj republike, me 40 për qind mysliman, 32 për qind serb dhe 18 për qind kroat gjithmonë ka qenë një rrezik potencial. Zgjedhjet në nëntor do të rrisin potencialin për ndërhyrje të Serbisë dhe Kroacisë”, kanë nënvizuar agjentët amerikanë.

Në raport është theksuar se SHBA dhe aleatët e saj evropian do të mund të bëjnë shumë pak për ruajtjen e unitetit të Jugosllavisë. CIA edhe muajin tjetër do të publikojë dokumente lidhur me luftën në ish-Jugosllavi, sidomos për Bosnjën, ku ka dokumente të koduara ‘sekrete’.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kodi i kuq, armët më moderne që SHBA mund të përdorë në Siri

Categories

Archives