Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

CIA pranon se kishte gisht në grusht shtetin në Iran

CIA pranon se kishte gisht në grusht shtetin në Iran

Pas 60 vitesh, CIA pranon se ka pasur “gisht” në grusht shtetin e organizuar në Iran ne vitin 1953, kur u rrëzua kryeministri i parë i zgjedhur në rrugë demokratike Muhamed Musadik

cia shqip

CIA ka publikuar dokumente, në të cilat pranon për herë të parë formalisht rolin e saj kyç në grushtin e shtetit të vitit 1953, pas të cilit u rrëzuar kryeministri iranian, i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohammad Mossadeq.

Dokumentet u publikuan nga Arkiva e Sigurisë Kombëtare, një institut i pavarur, në 60-vjetorin e grushtit të shtetit në Iran. Ato vijnë nga historia e brendshme e Iranit në CIA, nga mesi i viteve 1970.

“Grushti i shtetit të ushtrisë u krye nën drejtimin e CIA-s, si një akt i politikës së jashtme të SHBA-ve”, bëhet i ditur në një ekstrakt të dokumenteve.

Rolit të SHBA-ve në atë grusht shteti i janë referuar haptazi ish-Sekretarja e Shtetit të asaj kohe, Madeleine Albright, në vitin 2000, por edhe presidenti Barack Obama në fjalimin e 2009-s në Kajro.

E megjithatë, deri më tani agjencitë e inteligjencës kanë refuzuar vazhdimisht rolin e tyre, thotë një redaktor i dokumenteve “pa zot”, Malcolm Byrne.

Kjo përbën herën e parë, që CIA ka pranuar vet pjesën e rolit të luajtur në bashkëpunim me agjencinë e inteligjencës britanike, MI6.

Byrne tha se dokumentet janë të rëndësishme, jo vetëm se japin “specifika të reja të njohurive mbi veprimet e agjencisë së inteligjencës, para dhe pas operacionit”, por sepse “partizanët politik të të gjitha krahëve, përfshi qeverinë iraniane, e kanë quajtur rregullisht grusht shteti”.

Dokumentet janë marrë nga NSA, bazuar mbi Aktin e Lirisë së Informacionit.

Iranianët zgjodhën Mossadeq në 1951 dhe veprimi i parë i tij ishte rishtetëzimi i prodhimeve të naftës në vend, që kishte qenë nën kontrollin e Britanisë përmes Kompanisë Anglo-Persiane të Naftës, që më vonë u quajt “British Petroleum”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  SHBA: Mbyllja e qeverisë, ndikimi tek ekonomia

Ai veprim ishte një burim shqetësimesh serioze për SHBA-të dhe Britaninë, që e shihnin naftën iraniane si një element kyç për rindërtimin ekonomik të tyre pas-lufte. Lufta e Ftohtë ishte gjithashtu një faktor deciziv në përllogaritjet e tyre.

Categories

Archives