Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cfare qellimi duhet te kemi per agjerim?

Cfare qellimi duhet te kemi per agjerim?


qellimi kryesore

(Nga Shejkh Muhammed Husejn Jakub)

1. Se pari, beje nijet se je duke bere nje pune vetem per Allahun;
– Ka thene Allahu ne Hadith Kudsij: ” Agjerimi eshte per Mua dhe Une shperblej per te. ”

2. Te besh nijet Udhetimin e Adhurimit;
– Ka thene Aisha radiAllahu anha: ” Udhetimi i Adhurimit i ketij Ummeti eshte Agjerimi. ”

3. Te besh nijet, qe je duke kry nje pune qe nuk ka si ajo;
– Transmetohet se Talha bin Ubejdilahu i tha Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: ” Me trego nje pune, qe ti permbahem edhe pas teje? ”
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: ” Agjero, sepse nuk ka veper te njejte si agjerimi. ”

4. Te besh nijet, qe Allahu te te fal sproven;
– Ka thene Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: ” Sproven e njeriut ne veten e tij, familjen, pasurine dhe fqinjin e tij e shlyen agjerimi, namazi, sadakaja. ”

5. Te besh nijet te falen mekatet e kaluara;
– Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thene: ” Kush e agjeron Ramazanin, i falen atij mekatet e kaluara. ”

6. Kerkimi i ndermjetesimit ne Diten e Llogarise;
– Transmetohet se: ” Kur’ani dhe agjerimi ndermjetesojne per robin ne Diten e Gjykimit. Thote Kur’ani: ‘ O Zot, e kam mbajtur te zgjuar naten, me lejo te ndermjetesoje per te! ‘. Thote agjerimi: ‘O Zot, i kam shkaktuar etje dhe uri diten, prandaj me lejo te ndermjetesoje per te! ‘.

7. Fitimi i salavateve te Allahut dhe melaikeve te Tij;
– Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ne nje hadith thote: ” Allahu dhe engjejt e Tij dergojne salavate (meshire dhe falje) per ata, qe hane syfyr. ”

8. Te besh nijet, qe agjerimi te te largoje nga zjarri;
– Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thote: ” Agjerimi eshte mburoje me te cilin mbrohet robi nga zjarri i Xhehennemit. ”

9. Agjerimi ne vere e trashegon shuarjen e etjes ne Diten e Etjes;
– Ka thene Ebu Musa el-Esharij: ” Allahu ia ka bere Vetes obligim se ai qe e mban veten te etur ne nje dite te nxehte, qe ti jape te pije Diten e Gjykimit.

10.Te besh nijet, qe me agjerim te hysh ne Xhennet kah dera Rajjan;
– Transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thene: ” Ne Xhennet eshte nje dere, qe quhet Rajjan, ne te cilen nuk hyn kush tjeter pos agjeruesve…”

11. Te besh nijet, te ta mundesoje Allahu nje perfundim te mire;
– Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ka thene: ” Kujt i perfundohet jeta me agjerim do te hyn ne Xhennet. ”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mrekullia psikologjike e agjërimit

12. Te shfrytezosh lutjen qe nuk kthehet;
– Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thene: ” Agjeruesi e ka nje lutje qe i pergjigjet Allahu. ”

13. Te besh nijet qe te jesh prej te mireve;
” Ata qe falen naten dhe agjerojne diten, e nuk jane mekatare…”

14. Arritja e kenaqesise se premtuar;
” Agjeruesi i ka dy gezime: ne dunja gezohet me iftarin e tij dhe Diten e Gjykimit gezohet kur te takohet me Allahun. ” (Hadith)

15. Permiresimi i eres tende;
– Ka thene Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: ” Era e gojes se besimtarit agjerues eshte me e mire tek Allahu, se sa era e miskut, parfumit. ”

16. Te besh Nijet te arrish Naten e Kadrit, e cila eshte me e mire se nje mije muaj.

17. Beje nijet te shenohesh prej besnikeve dhe deshmoreve;
– Transmetohet se erdhi nje njeri te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe i tha: ” O i Derguar i Zotit, nese deshmoj se nuk ka te adhuruar me te drejte pos Allahut dhe se ti je i Derguar dhe rob i Tij, fal 5 namazet, jap zekat, agjeroj Ramazanin dhe e vazhdoj ate, prej cilit grup jam une? ”
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: ” Prej besnikeve te dalluar dhe deshmoreve. ”

18. Te ngritesh shkallet ne Xhennet;
– Transmetohet ne nje Hadith se vdiq njeri nga shoket e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe pas nje viti vdes edhe vellai i shokut te tij, salAllahu alejhi ue selem. Ai qe vdiq pas nje viti ishte ne nje shkalle me te larte, ndersa i pari kishte vdekur shehid. U çuditen shoket e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, kurse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: ” A nuk eshte falur pastaj kaq dhe kaq, a nuk e ka agjeruar pas tij edhe nje Ramazan? A nuk ka agjeruar pas tij kaq dhe kaq? Agjerimi e ngriti ate me larte se vellau i tij shehid. ”

19. Beje nijet te jesh i shendetshem:
– Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thene: ” Agjeroni, do te jeni te shendoshe. ”

20. Beje nijet te fitosh devotshmerine:
– Allahu ne Kur’an, ne suren el-Bekarah, ajeti 183, thote: ” O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim ashtu siq iu ishte urdheruar atyre para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. ”

” Me te vertete, veprat pranohen sipas qellimeve dhe çdo njeriu i takon ajo, qe ka pasur per qellim. ”
(Hadith)

Categories

Archives