Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë ndodhë me ciklin tuaj menstrual pas lindjes



Çfarë ndodhë me ciklin tuaj menstrual pas lindjes

Të gjithë ju kanë thënë se asgjë nuk do të jetë e njejtë pasi të lindni një fëmijë. Kjo rezulton edhe në ciklin tuaj menstrual gjithashtu.

“Pas lindjes, trupi juaj kalon nëpër ndryshime të shumta – mitra juaj ngushtohet, niveli i hormoneve fillon të rregullohet si dhe cikli juaj menstrual fillon të rikthehet”, thekson Heather Smith, gjinekologe në Montefiore. Cikli menstrual është i ndryshëm në periudha të ndryshme në jetën e një gruaje dhe është koha ku ju mund të pësoni disa ndryshime trupore. Pra, ju ngelet juve të deshifroni nëse ju duhen super tampona për absorbim pa pengesë! E pra, shumë mirë.

Ja çfarë mund të prisni gjatë disa muajve të ardhshëm:

JAVA 1-6

Do të keni gjakderdhje, por ky nuk është cikli juaj – ende. “Me shërimin e mitrës suaj, gjakderdhja vazhdon edhe pak prej nga është e bashkangjitur placenta”, thotë Smith. Në fillim, kjo gjakderdhje mund të ngjasojë me ciklin menstrual, por shumë shpejtë do të përmirësoheni pas javës së parë.

Rasti tjetër ku mund të shihni gjakderdhje dhe nukë shtë cikli juaj? Nëse jenit ë shtrirë për pak kohë, është normale që të keni ndonjë mpikje apo copë gjaku sapo të ngriteni në këmbë, thotë Smith. Është thjesht gjaku që është mbledhur në vaginë dhe kjo nënkupton se trupi juaj është duke u rikuperuar. Këto pika gjaku janë shumë të zakonshme gjatë këtyre gjashtë javëve të para, por nëqoftëse zgjat edhe përtej kësaj, ose përkeqësoheni, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj, rekomandon Smith.

Dhe, mos e anashkaloni këtë pjesë: Vetëm për shkak se nuk keni cikël menstrual, kjo nuk nënkupton se nuk mund të ngelni shtatzënë. Po, seriozisht mund të ndodhë. Pra, edhe pse shumica e mjekëve nuk rekomandojnë të keni marrëdhënie seksuale gjatë gjashtë javëve pas lindjes, por nëse e bëni, të paktën bëjeni në mënyrë të sigurtë.

JAVA 6-8





Nëse nuk jeni në gjidhënie, shanset janë që cikli i rregullt menstrual të fillojë gjatë 6 javëve pas lindjes.

Çfarë duhet të prisni? Të zakonshmen ose ndoshta jo. Trupi juaj kalon nëpër një sërë ndryshimesh, kështuqë ka ende kohë për t’u rregulluar. Cikli i parë menstrual mund të ndodhë pikërisht siç është parashikuar, por mos u shqetësoni nëse është sasia më e madhe, më e vogël, ngjyra më e theksuar e gjakut apo më e zbehtë. Nuk ka asnjë mënyrë që tregon se si do të reagojë trupi juaj, por do të vendoset në një ritëm, megjithëse mund të jetë tërësisht i ndryshëm nga cikli menstrual para lindjes.

Kjo është periudha kohore kur ju mund të merrni sërish pilula kontraceptive, gjë që mund të shkaktojnë ndryshime në ciklin tuaj, për nga frekuenca e rrjedhjes, thotë Smith. Nëse e keni ndërprerë procesin e ngeljes shtatzënë për një periudhë, atëherë kontaktoni mjekun tuaj për mënyrën se si mund të ndikojë në ciklin tuaj menstrual.

Nëse cikli juaj rikthehet me probleme të mëdha – dhimbje pafund, gjakderdhje e madhe ku duhet të ndrroni tamponin çdo një orë – atëherë është mirë të paraqiteni në gjinekolog. Kjo mund të jetë ndonjë çrregullim, shenjë e ndonjë fibroidi, polipi, çekuilibër hormonal, apo trupit tuaj mund t’i mungojnë shumë vitamina dhe minerale kryesore pas lindjes, si magnezi, i cili ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të barkut.

JAVA 8-24

Një nga shkaktarët më të mëdhenj që e mban në pauzë ciklin tuaj menstrual është të ushqyerit me gji. Prolaktini, hormoni që është përgjegjës për prodhimin e qumështit asgjëson ovulacionin. Kjo nënkupton se nuk mund të keni cikël menstrual për gjashtë muaj të paktën – dhe për disa gra, madje edhe më gjatë! Dhe, nëse ju paraqitet cikli, përgatituni për cikël të rëndë, me më shumë gjakderdhje dhe çregullime./femra.net/





Categories

Archives