Friday, 17/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë ndodh nëse lini këmbët për 30 minuta në uthull molle ?



Çfarë ndodh nëse lini këmbët për 30 minuta në uthull molle ?

Këmbët janë pjesa më e ekspozuar gjatë verës. Shapkat me gisht dhe sandalet janë shumë komode, kjo është e vërtetë, por ekspozojnë këmbën ndaj pluhurit dhe rrezeve të diellit. Më poshtë ju propozojmë që të fusni këmbët në një enë me uthull molle për 30 minuta dhe rezultatet do ju habisin. Ja cilat janë tre përfitimet e këtij veprimi:





  1. Lufton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj aced acetik, i cili ka veti antibakeriale dhe antiinlamatore, të cilët eliminojnë mikroorganizmat që shkaktojnë problemet e mësipërme. Në një enë siç shpjeguam më lart, shtoni dy filxhanë kafeje uthull molle dhe ujë të vakët dhe lini fusni këmbët për 30 minuta. Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në javë.
  2. Eleminon lythat e këmbës: Lythat e këmbës ndryshojnë nga ato të duarve, ato janë masë lëkure e vdekur të cilat shfaqen kryesisht gjatë gjithë gjatësisë së shputës. Shtoni ujë dhe uthull molle në një legen dhe lini këmbët të pushojnë për 30 minuta. Më pas thajini me peshqir dhe fërkoni pjesën e lythave me top pambuku të njomur në uthull.
  3. Qetëson kruajtjet e këmbëve dhe neutralizon erën e keqe të tyre: Kruajtjet në këmbë shkaktohen si pasojë e çrregullimit të pH-it të lëkurës së saj ose si pasojë e rritjes së baktereve në këtë pjesë të trupit. Ndiqni praktikën e mësipërme dhe do të shpëtoni nga ky problem, praktikë shumë efektive edhe për të eliminuar erën e keqe të këmbëve krijuar si pasojë e përdorimit të këpucëve jo komode, materialeve të papërshtatshme dhe djersitjes së tepërt./tesheshi.com/




Categories

Archives