Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë ndodh kur vdesim?!


Çfarë ndodh kur vdesim?!


vdekja

(ti njohim shenjat e të vdekurit dhe brenda kohës ta dim si dekompozohet trupi)

– Në çastin e vdekjes:

Zemra pushon së rrahuri.
Lëkura shtrëngohet dhe zbehet.
Sistemi muskulor shtendoset.
Bie temperatura e trupit.

– 30 minuta më vonë:

Lëkura bëhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
Buzët, gishtat e duarve dhe të këmbëve cungohen dhe zbehen ose bëhen të bardhë pasi gjaku largohet.
Gjaku tërhiqet në pikat më të ulta të trupit duke lënë njollë vjollcë – të zezë.
Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
Sytë fillojnë të tërhiqen në zgavra.

– 4 orë më vonë:

Rigor mortis fillon të veprojë
Zbehja e lëkurës dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnë
Rigor mortis fillon t’i shtrëngojë muskujt për rreth 24 orëve të ardhshme, pastaj do të riveprojë dhe trupi do të kthehet në gjendje të butë.

– 12 orë më vonë:

Trupi është plotësisht nën rigor mortis.

– 24 orë më vonë:

Trupi tani ka temperaturën e ambientit që e rrethon.
Tek meshkujt sperma vdes.
Koka dhe qafa tani kanë ngjyrë të gjelbërt, blu.
Ngjyra e mësipërme vazhdon të shpërndahet në pjesët tjera të trupit.
Ka aromë të fortë të mishit të kalbur.
Fytyra e personit në të vërtetë tanimë fillon të bëhet e panjohëshme.

– 3 ditë më vonë:

Gazrat në inde formojnë fluska të mëdha në lëkurë.
I tërë trupi fillon të fryhet dhe ënjet. Ky proces përshpejtohet nëse trupi gjendet në mjedis të ngorohtë ose në ujë.
Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
Qimet e trupit akoma rriten.

– 3 javë më vonë:

Lëkura, flokët, thonjtë bien me lehtësi nga trupi.
Lëkura zbërthehet dhe hapet në shumë vende për shkak të shtypjes së gazrave të brendshme dhe prishjes së vetë lëkurës.
Shkatërrimi do të vazhdojë gjersa të mbetet vetem skeleti, që mund të zgjasë një muaj në kohë të nxehtë, dhe dy muaj në kohë të ftohtë. Dhëmbët janë shpesh e vetmja gjë që mbetetm vite dhe shekuj më vonë, sepse zmalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trup. Kocka e nufullës është më e ngjeshur, që e bën zakonisht edhe këtë të mbijetojë një kohë të gjatë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Magnezi për t? gjith? personat dhe “pothuajse” p?r t? gjitha problemet !

“Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne”
(Ankebut:57)

image_pdf
Tags:

Categories

Archives