Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ÇFARË MËSOVA NGA JETA QË KALOI



ÇFARË MËSOVA NGA JETA QË KALOI

jeta kaloi
Nëse më pyesin se, çfarë mësova nga jeta që kaloi, do t’ju përgjigjem:

Mësova se atë çfarë e vepron e sheh si pasqyre në familjen tënde!

Mësova se i dëmtuari patjetër të fiton, qoftë edhe ajo fitore të vonon.

Mësova se jeta mundet të përfundon në çdo moment, e ne të jemi në shkujdesje.

Mësova se fjala e mirë dhe buzëqeshja në fytyrë dhe bujaria janë kapitali i moralit.

Mësova se njeriu më i pasur në botë është ai që posedon shëndetin dhe sigurinë.

Mësova se ai që mbjell hudhër, nuk korrën borzilok.





Mësova se ai që do njerëzit të dëgjojnë prej tij, edhe ai duhet të dëgjon prej tyre.

Mësova se udhëtimi me njerëzit është llupa më precize që i zbulon brendësitë e njerëzve.

Mësova se ai që filozofon shumë (thotë unë dhe unë) nga brenda është i zbrazët.

Mësova se ai që brendësinë e ka ari, mbetet ari, dhe ai që ka brendësinë hekur, ndryshon dhe ndryshket.

Mësova se të gjithë që janë varrosur nëpër varreza ishin të angazhuar dhe kishin takime dhe termine dhe e kishin nijet të bëjnë shumë vepra, mirëpo ato nuk i realizuam…!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU





Categories

Archives