Saturday, 21/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -IV-

Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -IV-

jeta dhe besimi

Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -IV-

1. Mësova se ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim.

2. Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.

3. Mësova se të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të pamundura.

4. Mësova se shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si të pavlera, i bën disa njerëz të pasur.

5. Mësova se nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi, edhe nëse ke humbur me rezultat.

6. Mësova se arma më e suksesshme që ka njeriu është koha dhe durimi.

7. Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.

8. Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata që realizojnë pa menduar.

9. Mësova se ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin vështirësitë dhe arrijnë fitore.

10. Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen.

———————————————
Zgjodhi dhe përktheu: Alaudin Abazi

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e din se cili është bashkëshorti i drejtë ?
Tags:

Categories

Archives