Thursday, 19/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë janë melekët dhe si janë krijuar?

Çfarë janë melekët dhe si janë krijuar?

drita

Të flasësh mbi melekët është gjë shumë e bukur, pasi janë krijesa të dashura për çdo njeri. Kur u pyet Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] se ç’është besimi, ai menjëherë pas Zotit rradhiti besimin në melekët e Tij. Ato janë krijesa të krijuara nga drita.
Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:”Melekët janë krijuar nga drita, xhindët janë krijuar nga flakët e zjarrit, kurse Ademi është krijuar nga ajo që u është thënë (balta).” (Muslimi, 7420)
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në disa thënie të tij, ka përmendur cilësi dhe i ka përshkruar disa melekë. Ai tregon mbi Xhibrilin [alejhis-selam] dhe thotë:”E kam parë Xhibrilin [alejhis-selam] në formën e tij origjinale, kishte gjashtëqind krahë. Çdo krah mbulonte horizontin.” (Buhariu, 4856)
A e shikon sa i vogël je o njeri? Aq sa je i vogël, je dhe kokëfortë dhe i pabindur ndaj urdhërave të Zotit tënd. Thotë Profet [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një thënie tjetër: “Më është lejuar të flas rreth njërit nga melekët që mbajnë Arshin. Nga bula e veshit deri tek supi i tij, ëshë larg sa një distancë prej shtatëqind vitesh.” (Ebu Daudi, 4727)
” A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” (En- Naziat: 27-29)
“Falënderimi i takon Zotit, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe profetëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet Zoti ka fuqi për çdo gjë.” (Fatir: 1)
A është e lejueshme për ne që të kemi preferenca për disa melekë?
Një herë Xhibrili [alejhis-selam] e pyeti profetin Muhammed [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]: “O i Dërguari i Zotit, çfarë vendi zënë tek ju ata që kanë marrë pjesë në betejën e Bedrit?”. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj:”Ata janë më të mirët mes nesh.” Atëherë Xhibrili [alejhis-selam] i tha:”Kështu i konsiderojmë dhe ne melekët, të cilët kanë marrë pjesë në këtë betejë.”
Nga veçoritë e melekëve si krijesa, është se ata as nuk hanë dhe as nuk pinë. Kjo përmendet në Kur’an, në histomë e Ibrahimit [alejhis- selam] që u ofron mish, por ata nuk hanë. “Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen drejt tij (viçit të pjekur), iu dukën të pazakonshëm dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike.” (Hud: 70)
Numri i melekëve është shumë i madh dhe nuk e di numrin e tyre veç Zoti. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Bejtul Ma’mur çdo ditë vizitohet nga 70.000 melekë, të cilët falen dhe bëjnë tavaf rreth saj. Kur dalin prej saj, ata nuk kthehen më aty, deri në Ditën e Kijametit. ”
Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ditën e Kijametit do të sillet xhehenemi, i cili tërhiqet me 70 litarë. Çdo litar ka 70 mijë melekë që e tërheqin.”A nuk është për të qeshur që ne njerëzit, me gjithë dobësinë dhe përmasat tona të vogla, të tregohemi arrogantë ndaj Krijuesit tonë? Melekët e adhurojnë Zotin ashtu siç e adhurojmë dhe ne, falen, bëjnë tesbih… Thotë Zoti në Kur’an: “Ata lartësojnë (Zotin) natë e ditë dhe nuk mërziten.” (El-Enbija: 20)
Melekët e kryejnë ritualin e Haxhit tek Bejtul Ma’mur. Ata rreshtohen në falje, ashtu siç rreshtohemi ne. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] u tha njëherë shokëve teksa përgatiteshin për tu falur: “A nuk rreshtoheni siç rrjeshtohen melekët?” Shokët e pyetën: “Si rreshtohen melekët o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha:”I plotësojnë rrjeshtat, njëri pas tjetrit.”
Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith tjetër:
“Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend gjendet një melek në këmbë, në ruku ose në sexhde duke u falur. Qëndrojnë në këtë gjendje deri në Ditën e Kijametit. Kur të ndodhë Kijameti do të çohen nga sexhdeja dhe rukuja dhe do të thonë: I pa të meta je Ti o Zot, nuk të kemi adhuruar siç e meriton.” (Imam Ahmedi, 5/173)
Megjithëse melekët e adhurojnë Zotin kaq shumë, Ai i urdhëroi të bien në sexhde për Ademin [alejhis-selam]. Jo vetëm kaq, por nëse njeriu i bindet urdhërave të Zotit dhe largohet nga gjynahet, ai do të jetë më i dashur tek Zoti se sa melekët. Melekët do u shërbejnë besimtarëve në xhennet. Thotë Zoti rreth këtij fakti: “…Ata do të vizitohen nga engjëjt, të cilët hyjnë në çdo derë. (u thonë) Selamun alejjkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin.” (Err-Rr’ad: 24)
Shkeputur nga libri “HISTORITE E PROFETEVE”

Categories

Archives