Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’farë hanë në mëngjes njerëzit e suksesshëm?

Ç’farë hanë në mëngjes njerëzit e suksesshëm?

Ç’farë hanë në mëngjes njerëzit e suksesshëm?

Që të vegjël na kanë mësuar se nuk duhet të dalim nga shtëpia pa ngrënë mëngjes, por oraret e ngarkura apo rrjetet sociale që kanë nevojë për vëmendjen tonë… ehh kush ka kohë për të ngrënë mëngjes.

Kush? Vërtet doni ta dini? Po jua them unë: Njerëzit e suksesshëm.

Po ju njohim me mëngjesin e preferuar të emrave më të mëdhenj në botë:

Çdo mëngjes, miliarderi Warren Buffet shkon nw McDonald’s. Ai porosit një nga ushqimet e reklamuar mbi banak, por betohet se nuk shpenzon më shumë se 3,17 dollarë.

Buffett paguan 3,17 dollarë për sanduiçin me sallam, vezë dhe djathë apo 2,95 dollarë për sanduiçin me salçiçe, vezë dhe djathë. “Ndonjëherë mjaftohem vetëm me dy salçiçe dhe një Coca-Cola,” ka thënë ai në dokumentarin “Të bëhesh Warren Buffett.”

Oprah

Pasi u largua nga programi i saj televiziv, Oprah Winfrey, është bërë një producente televizive, investitore dhe i është rikthyer aktrimit. Ajo shpesh e ha mëngjesin jashtë, por në një intervistë për People ka treguar se mëngjesi i saj ‘i zakonshëm’ është: “Një vezë, tost, sepse asaj i pëlqen shumë buka dhe ndoshta një avokado. Në vend të kafes ajo preferon çaj.”

Michelle Obama

Ish- zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama jo vetëm që përkrah një stil jetese të shëndetshëm ,por ajo e ka një të tillë. Kur u pyet nga Revista EatingWell se çfarë i pëlqente të hante në mëngjes, ajo u përgjigj “vezë të rrahura, salçiçe gjeldeti dhe rrush.”

Karl Lagerfeld

Legjenda e modës 83 vjeçare thotë se gjëja e parë që bën sapo zgjohet është mëngjesi. “Unë konsumoj dy pije me proteinë të rekomanduara nga doktori im, dhe mollë të mollë të ëmbla. Vetëm kaq. Nuk më pëlqen të ha asgjë tjetër në mëngjes.”

Arianna Huffington

Themeluesja e Huffington Post dhe CEO e Thrive Global, Arianna Huffington konsumon një mëngjes të thjesht dhe specifik. Huffington tha për CNN se ajo zgjedh “fruta të freskëta, vezë të ziera dhe dy filxhan me kafe të ngrohtë” si vaktin e parë të ditës.

Mark Cuban

Pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban, në mëngjes konsumon biskotat Alyssa.

“Unë jetoj me ato biskota. Ato kanë 190 secila, janë të pasura me protein dhe fibra. Unë ha dy biskota dhe një filxhan kafe. I kam dashur aq shumë sa që kam investuar në atë kompani.”

Richard Branson

Çdo mëngjes, Branson ha një sallatë frutash dhe muesli, një pjatë e ngjashme me drithërat, shumë popullore në Gjermani dhe Zvicër. Me raste, Branson ha kumbulla, peshk me vaj, raporton Inc.

Mark Zuckerberg

CEO i Facebook nuk e shpenzon kohën me vendime të parëndësishme, prandaj ai nuk ndjek një rutinë të caktuar dhe ha çfarëdo që i del përpara. Për të njëjtën arsyes ai zgjedh të njëjtë veshje çdo ditë për të mos humbur shumë kohë.

Categories

Archives