Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë është një gjen ?


Çfarë është një gjen ?


Fjala “gjen” ka shumë kuptime, por në thelb, gjeni është një udhëzim që i jepet trupit tuaj për mënyrën e funksionimit.

adn

Udhëzimi ruhet si një kod në molekulën e ADN-së. ADN-ja është një molekulë shumë e gjatë por edhe shumë e hollë. Ajo ka formën e një shkalle të përdredhur, këmbët e secilës ndërrojnë një kod të thjeshtë vetëm me katër shkronja A, C, G dhe T (shkronjat përfaqësojnë lëndët kimike).

Një gjen është një segment i ADN-së me një renditje të shkronjave, si paragrafi në një libër. ADN-ja juaj duhet të hyjë në një hapësirë shumë të ngushtë, kështu që ajo paketohet në mënyrë gjeniale. Çdo molekulë ADN-je përdridhet përsëri për të formuar një kordon dhe kështu më radhë (ashtu siç përdridhen fijet e holla për të bërë litarin). Rezultati përfundimtar është një strukturë në formë X-i që quhet kromozom. Kromozomet janë shumë të vogla për t’u dalluar me sy. Duhen 100.000 kromozome për të arritur në madhësinë e pikës. Megjithatë, çdo kromozom ka një ADN dy metra të gjatë.

Çdo qelizë e trupit tuaj (me pak përjashtim) përmban 46 kromozome të ngjeshura së bashku brenda bërthamës së qelizës. Po ta çmbështillnit të gjithë ADN-në nga çdo kromozom i çdo qelize dhe t’i shtrinit molekulat njëra pas tjetrës, ADN-ja do të bënte rrugën Tokë – Diell e kthim 400 herë. Megjithatë informacioni i gjeneve tuaja mund të ruhet në një disk të vetëm.

ADN-ja në një komplet kromozomesh përbën gjenomin tuaj. Ka vetëm 30.000 gjene funksionuese në gjenomin e njeriut. Gjenomi njerëzor është shumë i ngjashëm me atë të specieve të tjera, edhe të bananeve (50%).

Shumë nga karakteristikat tuaja, mbase të gjitha, angazhojnë shumë gjene, të cilat veprojnë së bashku. Gjatësia juaj, pamja, lëkura, tingulli i zërit, ngjyra e flokëve dhe kështu me radhë, ka gjasa që varen nga kombinimi i gjeneve që keni.

* * *

Ndjesia e të qenit i ndërgjegjshëm e që përjetohet kur je zgjuar, quhet vetëdije.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Vaxxed: The movie they don't want you to see (Filmi qe ata deshirojne qe ju mos ta shikoni )

Vetëdija përfshin të gjitha informacionet që japin shqisat dhe mbizotërohet nga shikimi- shqisa juaj kryesore. Ajo përfshin edhe botën tuaj të brendshme tek e cila mbylleni dhe askush nuk mund të futet.

Mendimet, idetë, ndjenjat, ëndërrimi kur jeni zgjuar dhe imagjinata juaj, janë të gjitha pjesë të vetëdijes.

Të gjithë kemi ndjesinë sikur kemi një person brenda trurit tonë. Ky person i brendshëm është vetja jote – ajo e vërteta.

Ai ka mendimet e tua, e sheh botën me sytë e tu dhe zhduket kur shkoni të flini.

Ëndrrat me sy hapur në mënyrë të pakontrolluar, por ju edhe mund t’i përqendroni mendimet tuaja dhe t’i kontrolloni imazhet në mendjen tuaj. Kjo ndodh kur përdorni imagjinatën tuaj. Mendimet ndonjëherë marrin formën e zërit të brendshëm dhe jo të imazheve apo ndjenjave. Përjetimi i botës është tërësisht personal. Asnjë nuk mund të përjetojë mundimet dhe ndjenjat tuaja.

Andaj mesazhi i Kur’anit fisnik është i përhershëm, për çdo kohë dhe çdo brez: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona, në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë.”(Fussilet, 53)

Çfarë njeriu jam unë? Cili është potenciali im? Cilat janë aftësitë e mia?

– Ndërpersonale – A e kuptoni shpejt se çfarë mendojnë dhe ndiejnë të tjerët?

– Vetëpersonale – A i kuptoni siç duhet ndjenjat dhe emocionet tuaja – a e njihni veten tuaj?

– Fizike – A i mësoni shpejt shprehitë fizike si ngarja e makinës, skitë, sporte, etj.

– Hapësinore – A mund t’i lexoni me lehtësi hartat?

– Gjuhësore – A jeni lexues i pangopur ose i zoti në të shkruar?

– Logjike – A ju duken të lehta për t’u kuptuar lëndë të tilla si matematika apo kompjuteri?

Sekreti i suksesit tuaj është të njihni AFTËSITË tuaja më të mira e t’i përdorni ato!

Dr. Ali F.Iljazi

Tags:

Categories

Archives