Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet e reumatizmit



Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet e reumatizmit

Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet e reumatizmit

Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”.
Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike.

Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.
Mjetet që ndihmojnë njerëzit që kanë probleme reumatike e vuajnë nga duart janë thika, çelës konservash, hapëse shisheje. Këto mjete lejojnë një hapje më të lehtë të tyre nga njerëzit që kanë probleme me duart. Ndërsa për ata që vuajnë nga “këmba e diabetit” ose ajo “reumatike” tani gjenden këpucë që përshtaten sipas këmbës. Ato kanë aftësinë të rishpërndajnë peshën e trupit mbi shputën e këmbës.





Mjekimet më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet
Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit.