Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë duhet të bëhet për fëmijët e parë? 

Çfarë duhet të bëhet për fëmijët e parë? 

Çfarë duhet të bëhet për fëmijët e parë?

1. Fëmijëve të parë duhet t’u krijohet mundësia për të luajtur me moshatarët e tyre dhe duhet të inkurajohen në këtë çështje.
2. Prindërit nuk duhet të presin prej fëmijëve gjëra që janë të pamundura për moshën dhe aftësitë e atyre. Përkundrazi, fëmijëve duhet t’u japin përgjegjësi në përputhje me moshën e tyre. Prandaj, prindërit nuk duhet të presin prej fëmijëve pjekuri më të madhe se mosha e tyre duke u thënë: “Ti je motra e madhe apo ti je vëllai i madh.”
3. Kur fëmijët të shfaqin sjellje pozitive në përputhje me moshën dhe aftësitë e tyre, duhet t’i ndihmojmë ata që t’i përforcojnë edhe më shumë ato sjellje.
4. Ne duhet t’ua mundësojmë që t’i mendojnë vetë punët dhe nuk duhet t’i bëjmë ato pupë në emër të tyre.
5. Ne duhet t’ua mundësojmë fëmijëve që ta shprehin veten e tyre. Për këtë arsye, atyre nuk duhet t’u japim ndonjë gjë pa e kërkuar dhe duhet t’i presim derisa t’i plotësojnë fjalitë.
6. Gabimet e fëmijëve nuk duhet t’i ekzagjerojmë duke marrë parasysh se fëmijët mund të gabojnë.

 

Categories

Archives