Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë duhet bërë kur ju kapë ngërçi në ujë?

Çfarë duhet bërë kur ju kapë ngërçi në ujë?

Nëse gjatë notit ju kapë ngërçi në këmbë, më e rëndësishmja është që të mos bëni panik dhe ta kujtoni teknikën e vetë-shpëtimit. Ngërçet ndodhin për shkak të tërheqjes së tepërt dhe ftohjes së muskujve.

Kjo mund t’u ndodhë edhe notuesve me shumë përvojë, pra është me rëndësi që të dini si të reagoni sa më shpejt. Merrni frymë thellë dhe kthehuni në shpinë, dhe qëndroni maksimalisht nën ujë, në mënyrë që vetëm fytyrën ta keni mbi sipërfaqe, transmeton gazeta Kosova Sot.

Me lëvizje të lehta të duarve dhe këmbëve flluskoni në ujë dhe nisuni në drejtim të plazhit. Merrni frymë thellë dhe kujdesuni që mushkëritë t’i keni gjithmonë të mbushura me ajër, për të pasur për të lëvizur më lehtë. Derisa e pritni ndihmën, shtrijeni muskulin me ngërç për 10-15 sekonda deri kur të relaksohet. Pasi të kalojë, duhet të dilni sa më shpejt nga uji, sepse ngërçi mund të kthehet.

Categories

Archives