Sunday, 21/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë dini për Krimea (gadishull në Ukraine) ?


Çfarë dini për Krimea (gadishull në Ukraine) ?


krimea

Krimea është gadishull në republikën e Ukrainës, fjala “Krimea” ka për kuptim “kala, kështjellë”.

Vend i banuar me tatar të fiseve të ndryshme të Turqisë të banuar me shekuj, edhe këtë vend e mbulonte perandoria osmane që ishte shtrirë në fillimin e shekullit të shtatëmbëdhjetë ku edhe banorët e saj shpejt pranuan islamin . Këtë vend e sunduan muslimanët disa shekuj derisa erdh komunizmi rus që shkatërroi, prishi vendin dhe banorët e saj.

Vend shumë strategjik me pasuri të shuma si produktet e naftës, gaz, metale dhe qymyr, gjithashtu bujqësia dhe bimë të shuma shëruese e karakterizojnë këtë vend.

Moska me vite të tëra paguante taksa muslimanëve të cilët sundonin këtë gadishull deri atëherë kur u dobësua perandoria osmane në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Pastaj rusët morën sundimin e këtij gadishulli dhe mos pyet se çfarë bënë; rusët në këtë gadishull ndaj muslimanëve kryen torturat dhe masakrat që nuk ishin njohur më herët tek njerëzimi duke mbyetur 350.000 musliman brenda një viti.

Më shumë se një milionë të mbijetuar u shpërngulen nga frika. Rusia ushtroi lloje të ndryshme të shtypjes dhe torturës kundër muslimanëve në Krime duke konfiskuar tokën, shkatërruar xhami dhe duke sprovuar njerëzit në saje të fes së tyre.

Në fillim të shekullit njëzetë u kthyen shumë muslimanë duke u munduar të kthejnë pozitën që kishin, shpallën edhe qeverinë e tyre por u luftuan nga rusët dhe u mposhten duke u mbytur mizorisht.

Në vitin 1928 Stalini deshi të krijoi një entitet hebre në Krime gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe protesta që u udhëhoqën nga imamët e xhamive dhe intelektualët ku 3500 prej tyre u ekzekutuan.

Numri i muslimanëve tatar prej milionash në vitin 1883 u pakësua dukshëm në 850.000 në vitin 1941.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si ta kultivojmë vetëbesimin në femijën tonë?

Në luftën e dytë botërore Stalini akuzoi muslimanët për bashkëpunim me Gjermanët edhe pse shumë prej tyre dhunshëm ishin ushtar të Stalinit.
Pas luftës së dytë botërore u ekzekutuan shumë prej muslimanëve e shumë prej atyre që mbeten u shpërngulen dhunshëm.

Sot ka më shumë se 2.5 milion ndërsa musliman numërohen përafërsisht 400-500 mijë, e gjithë kjo si rezultat i torturës, shtypjes dhe presionit.

Sot muslinanët në Krime janë të dobët dhe zëri i tyre pothuajse është i pa dëgjueshëm, xhamia të rrënuara të cilat mundohen kohë pas kohe ti rinovojnë e shumë prej tyre të shndërruara në objekte tjera, të përdorura për interesa të rusëve.
Shiko dokumentarin e shkurt për këtë gadishull .

Allahu e përmirësoftë gjendjen e muslimanëve në çdo skaj të botës, Allahu i riktheftë muslimanët në fenë e tyre të pastër që të kthehet krenaria dhe forca që kishin.

[Hoxhë, Unejs Murati]

Tags:

Categories

Archives