Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cfar i ndodh shpirt mbasi vdes dhe del nga trupi i tij?

Cfar i ndodh shpirt mbasi vdes dhe del nga trupi i tij?

vdekja shpirti

I Dërguari alejhi selam na mjaftoi nga shtjellimi i kësaj çështjeje dhe na pasuroi nga thëniet e njerëzve, kur e tha qartë se shpirti kthehet tek i vdekuri. El-Bera ibn Azibi (r.a.) tha:
“Ishim pranë një xhenazeje në Beki El-Garkad (varrezat e Medinës) me ç’rast erdhi i Dërguari alejhi selam i cili u ul dhe ne u ulëm rreth tij, e pothuajse mbi kokat tona qëndronin shpendët dhe, derisa varri përgatitej, ai Kërkoi strehim tek Allahu nga dënimi i varrit (e tha tri herë), pastaj tha: “Kur robi është i drejtuar për në Ahiret dhe në shkëputje nga kjo botë zbresin tek ai melekë, fytyrat e të cilëve janë si Dielli, ulen pranë tij sa largësia e shikimit të tij. Më pas vjen meleku i vdekjes, ulet te koka e tij dhe i thotë: ‘O ti shpirt i mirë, dil dhe në mëshirën dhe kënaqësitë e Allahut’.
Del ai duke rrjedhur sikurse rrjedh uji nga ena, atëherë meleku i vdekjes e merr atë dhe nuk e lë në dorën e tij as sa rrahja e një qerpiku, por e marrin melekët tjerë e vendosin në një qefin të parfumosur. Nga ai del një aromë e miskut më e mira që ka ekzistuar mbi faqen e tokës. Melekët bashkë me shpirtin ngjiten lart dhe sa herë kalojnë afër ndonjë grupi të melekëve ata thonë: “Cili është ky shpirt i mirë”? I thonë: Ky është filani i biri i filanit, duke e përmendur me emrat e tij më të bukur që e thërrisnin në dynja. Kështu vazhdojnë derisa të arrijnë me të te qielli i dynjas. Atje kërkojnë t’u hapet dera, e cila u hapet dhe e përcjellin atë banorët e një qielli deri në qiellin tjetër. Kështu, derisa të përfundojnë në qiellin në të cilin është Allahu i Madhëruar dhe ai thotë: “Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijjunë (vend i lartë, ku janë të shkruar emrat e besimtarëve) dhe kthejeni atë në tokë, sepse Unë nga ajoi kam krijuar, në të do t’i rikthej dhe prej saj prapë do t’i nxjerr”. Kështu kthehet shpirti në trupin e njeriut, i vijnë dy melekët, të cilët e ulin atë dhe i thonë: Kush është Zoti yt? Thotë: Allahu është Zoti im! I thonë: Cila është feja jote? Thotë: Feja ime është Islami! I thonë: Çështë ky njeri, i cili është dërguar te ju? Thotë: Ai është i Dërguari i Allahut! I thonë: Prej nga e di ti këtë? Thotë: E lexova Librin eAllahut, e besova dhe e vërtetova atël Pas kësaj një zë nga qielli thërret: E vërtetoi robi Im, shtrojani rrugën për në xhenet dhe hapjani atij një derë nga xheneti! I vjen atij atëherë nga aroma dhe bukuria e tij dhe i zgjerohet varri sa largësia e shikimit të tij. Atëherë i vjen atij një njeri me jytyrë të bukur, me tesha të bukura dhe me aromë të mirë e i thotë: Gëzohu për atë që të lumturon, kjo është dita e cila të është premtuar. Kurse ai i thotë: Kush je ti? Fytyra jote është plotë mirësi. I thotë: Unë jam puna jote e mirë! Ai, atëherë, thotë: O Zot, bëje kiametin që të rikthehem te familja dhe pasuria ime.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Fakte shkencore për qumështin e gjirit

Ndërsa kur robi jobesimtar është duke u shkëputur nga kjo dynja dhe është drejtuar për ahiret tek ai zbresin melekë nga qielli me fytyra të zeza, të cilët me vete kanë pëlhura (të zjarrit); ulen tek ai sa largësia e shikimit të tij, pastaj vjen meleku i vdekjes, i ulet te koka e tij dhe i thotë: O shpirt i keq, dil në poshtërim dhe hidhërim të Allahut. Pastaj shpirti i tij shpëmdahet në trupin e tij, atëherë ai ia shkul atë, siç hiqet rrodhëzat nga leshi i lagur, e merr atë dhe nuk i mbanë në dorën e tij as sa një të rrahur qerpiku; ia heqin menjëherë melekët tjerë dhe e vendosin atë në ato pëlhura (të zjarrit), del nga ai një erë më e keqe se e çdo cofëtine që ekziston mbi faqen e tokës, e ngrenë atë lart dhe sa herë që kalojnë pranë ndonjë grumbulli të melekëve, ata pyesin: ‘Cili është ky shpirt i keq?’ Thonë: Ky është filani i biri i filanit, duke përmendur emrat e tij më të këqij me të cilët e thërrisnin në dynja, kështu vazhdojnë derisa të arrijnë te qielli i dynjas dhe kur arrijnë aty, kërkojnë t’u hapet dera, por ajo nuk u hapet, e këtu i Dërguari alejhi selam e këndoi ajetin:

“…atyre nuk do t’ju hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhenet, derisa të përbirojë deveja n ëpër vrimën e gjilpërës’. Kur’ani, A’rafë: 40.

Allahu i Madhëruar atëherë thotë: “Shkruajeni librin e tij në Sixhin në tok ën më të ulët, kështu që hidhet shpirti i tij me një hedhje të fortë, pastaj e këndoi këtë ajet:

“...e kush i përshkruan shok Allahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin era e stuhishme e hedh në ndonjë vend të humbur’. Kur’ani, Haxhxh: 31.

Pastaj kthehet shpirti i tij në trup dhe i vijnë dy melekët, të cilët i thonë: Kush është Zoti yt? Thotë: Nuk e di, nuk e di! I thonë: Çfarë thua për këtë njeri Muhamedin alejhi selam që u dërgua te ju? Thotë: Nuk e di, nuk e di! Atëherë një zë nga qielli dëgjohet: Robi im ka gënjyer, drejtojeni për në zjarr dhe hapjani një derë të xhehenemit; me atë rast i vjen nga nxehtësia dhe vapa e tij, i ngushtohet varri derisa i mbështillen brinjët e tij dhe i vjen atij një njeri me jytyrë të keqe, me tesha të këqija, me erë të qelbur dhe i thotë: Gëzohu asaj që të trishton, kjo është dita jote që të premtohej, kurse ai i thotë: Kush je ti? Fytyra jote është tregues i të keqes? Ai i thotë: Unë jam punajote e keqe. Atëherë ai (shpirti) thotë: Zot, mos e bëj kiametin ”

E transmetuan këtë hadith imam Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ebu Avane El-Isfirajini në Sahihun e tij Hadithi është i saktë.

E transmetoi Ahmedi në Musned (4/287, 288), Ebu Davudi (4753) dhe Hakimi në Mustedrek (1/37), për të cilin tha se është i saktë dhe e pëlqeu në këtë Dhehebiu

Tags:

Categories

Archives