Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë është hasedi?

Çfarë është hasedi?

 

Çfarë është hasedi?

Hasedi-Zilia: Dëshira që ai tjetri mos të ketë një mirësi apo begati që i`a ka dhuruar Allahu i Lartësuar.Dijetari ynë islam Ibën Tejmije Allahu e mëshiroftë thotë: “Hasedi është një sëmundje psikike shpirtërore,një sëmundje dominante që s`mund të shpëtojë prej saj veçse një pjesë e vogël e njerëzve.Nuk ka trup pa hased,por arrogant e shfaq dhe e forcon,duke mos bekuar vëllaun e tij, kurse fisniku dhe bujari e fsheh dhe e zhduk, duke thënë MASHA-ALLAH-TEBAREK-ALLAH”.

Pejgamberi s.a.v.s. thotë:Kanë rënë te ju sëmundjet e popujve para jush,zilia dhe urrejtja.Këto sëmundje janë qethëse,nuk po them që do t`ua qethin koken,por do t`ua qethin fenë.”

Realiteti dhe vërtetësia e mësyshit dhe hasedit ka ardhur dhe është sqaruar në librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit,Muhamedit a.s. Ngjarja e pare për të cilën na ka lajmëruar Allahu në Kur`an,mbi ekzistencën dhe ndikimin e mësyshit, është ndodhia në mes Iblisit dhe Ademit a.s.
Pikërisht,shkaku për daljen dhe largimin e Ademit a.s nga Xhenneti, nga shtëpia e lumturisë, ishte hasedi dhe xhelozia e Iblisit Allahu e malkoftë.Poashtu Allahu i Lartësuar në Kur`an na tregon se humbja e jetës së Habilit nga duart gjakatare të Kabilit ishte sërish shkak hasedi dhe xhelozia e birit të Ademit mbi vëllaun e tij.
Pa mos lënë anësh të përmendim dhe si rezultat i hasedit, Jusufi alejhi selam, u hodh në pus nga duart e vëllezërve të tij.Atëherë kur Jusufi a.s i tha babait të tij: ”O babai im,unë kam pare në ëndërr 11 yje,diellin dhe hënën i kam parë duke më bërë sexhde!
Babai i tij Jakubi a.s i tha: “O biri im,mos ua trego ëndrrën vëllezërve tu,sepse shejtani për njeriun është armik i qartë”. (Kur`an JUSUF:4-5)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sherohet me rukje (pas 15 viteve cmenduri ,habiten te gjithe edhe vet ai) +16

Për këtë aryse kur e pyetën Hasan El-Basriun e ai ka thënë: A ka hased njeriu, a ekziston hasedi? Ai tha: ”Çfarë të bëri ty që t`i harrosh vëllezërit e Jusufit a.s.Por duhet që të bekosh vëllaun tend.”

Categories

Archives