Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Çështja e shamisë, në dorën e kryeministrit


Çështja e shamisë, në dorën e kryeministrit


Komisioni për Liritë Fetare, ka rekomanduar kryeministrin të lejojë mbajtjen e shamive në shkollat fillore dhe të mesme. Ky rekomandim vjen pas përvojave të marra nëpër vende të ndryshme të BE-së. Ministria e Arsimit është shprehur e gatshme për zbatimin e këtij rekomandimi, nëse kryeministri pajtohet.

shamia ne shkolla

Komisioni për liritë fetare i themeluar nga zyra e kryeministrit Hashim Thaçi, i ka rekomanduar kreut të ekzekutivit që të marr vendim për ta hequr pikën 13 të nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/2010 të marr nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku e ndalon bartjen e shamisë në shkollat e mesme dhe fillore të Kosovës. Komisioni ka ardhur në këto rekomandime pas vizitave të shumta që ka bërë në vendet e Bashkimit Evropian ku i kanë marr modelet e këtyre vendeve për të rregulluar statusin e lirive fetare në Kosovë. Ministria e Arsimit është e gatshme që nëse u shkon një vendim i kryeministrit për heqjen e atij neni, do ta bëjnë këtë, por ende nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare.

Anëtari i Komisionit për Liritë Fetare, të formuar pranë zyrës së kryeministrit, Amir Ahmeti, ka thënë se, ata si Komision kanë vizituar disa vende evropiane për të marrë disa modele se si është i zgjidhur statusi i lirive fetare, gjë që në Kosovë ende mungon një zgjidhje e tillë. Ai thotë se në vendet e BE-së kanë gjetur se nuk ndalohet dhe nuk paraqet asnjë pengesë bartja e shamisë, përveç Francës që e ka ndaluar në vitin 2005.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se i kanë mbledhur të gjitha gjetjet që i kanë marr nga vendet e BE-së, dhe para një muaji e gjysmë i kanë dërguar një raport kryeministrit me vizitat që kanë bërë, ku se bashku me raportin i kanë bashkangjitur edhe disa rekomandime kryeministrit.

“Rekomandimi tjetër që është kryesori në këtë fazë, i kemi rekomanduar kryeministrit që në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Kartës Evropiane të drejtave të njeriut, Kartës Universale të të drejtave të njeriut, ligjit për liritë fetare, që janë të inkorporuara në Kushtetutën e Kosovës, kemi kërkuar që në bazë të këtyre, në bazë të praktikave që kemi marr në vendet e BE-së të anulohet ajo, të fshihet pika 13 e nenit 4 të udhëzimit administrativ 06/2010 të MASHT-it, i cili në mënyrë tendencioze shprehet se ndalohet uniforma fetare në shkollat e mesme”, ka thënë deputeti Ahmeti, transmeton KP.

Sipas tij, ka qenë tendencioze, sepse, në shkollat e mesme madje as ato që janë fetare nxënësit që ndjekin mësimet fetare për t’u bërë udhëheqës fetar, imam, hoxhë apo prift nuk veshin uniforma fetare para se ta kryej shkollimin të paktën atë superior.

Po ashtu, ky komision i ka rekomanduar kryeministrit edhe futjen e lëndës fetare, por, sipas tij, kjo është kërkesë pas lejimit të bartjes së shamisë në shkolla.

Ndërsa, në anën tjetër, Arbër Morina, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit ka thënë se çdo vendim që vjen nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, Ministria e Arsimit është e gatshme të zbatojë.

Mirëpo, ai nuk ka dashur të paragjykojë nëse do ta heqin atë pikë të udhëzimit administrativ ose jo para fillimit të vitit shkollor në shtator, megjithëse janë të gatshëm ta bëjnë këtë nëse një kërkesë zyrtare u shkon nga kryeministri.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se ata qysh moti kanë konsideruar se kjo ka qenë shkelje të drejtave të njeriut, dhe se duhet të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Mirëpo, sipas tij nuk është problem çështja e shamisë, por rritja e kërkesave pas kësaj siç është futja e lëndëve fetare në shkolla. Shala thotë se derisa kemi një shtet laik, atëherë, feja është e ndarë nga shteti. Dhe, ata, si KMDLNJ, janë kundër futjes së lëndës fetare në shkolla, pasi feja po përdoret me shumë për arritjet politike sesa për bindjet e tyre.

Komisioni pranë zyrë së kryeministrit është themeluar në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar./Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Cilët prej ministrave agjërojnë Ramazanin?

Categories

Archives