Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’është vdekja?!


Ç’është vdekja?!


vdekja
Vdekja është momenti kur shpirti e lëshon trupin, kur kalon në jetën në berzah (jeta në pritje të ditës së gjykimit), dhe kur trupi i tokës i kthehet fillimit të lashtë të tij. Me daljen e shpirtit nga trupi, në organizmin e njeriut ndrërpren punën çdo organ dhe qelizë. Trupi kalon në gjendje të shtangimit, nuk merr frymë, nuk ushqehet, nuk mendon, asgjë nuk punon. Vdekja më së shumti i ngjanë gjumit, vetëm se në gjum shpirti është i lidhur me trupin, ndërsa tek vdekja jo.
Allahu i Lartësuar thotë:
“All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon…” (Zumer 42).
Meleku i vdekjes 
Kur njeriut t’i afrohet çasti i vdekjes, All-llahu subhanehu ue te’ala ia dërgon melekun që t’ia merr shpirtin. Allahu subhanehu ue te’ala thotë në Kur’an: “Thuaj: “Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.!” E, sikur t’i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: “Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur”.( Sexhde: 11-12).
Vdekja është ligj të cilës nuk mundet t’i iket
All-llahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”..( Xhum’a: .
Vdekja askujt nuk do t’i vonohet, e këtë na e premton Allahu i Lartësuar me Fjalët: “e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.” (Nahl: 61). 
Ndokush do të pyetet për ilaqin medicinal:”Athua vallë? A e shtyen ai çastin e pashmangshëm?” Përgjigja është:”Në të vërtetë, atë të cilin e godet sëmundja e caktuar, nuk mundet t’a godet asgjë, e që këtë nuk e ka ditur All-llahu subhanehu ue te’ala. All-llahu subhanehu ue te’ala e ka ditur se ai do ta gjejë mjekun, se ai do të shërohet dhe se do të gjejë shërim në atë gjë që Allahu subhanehu ue te’ala ia ka caktuar si ilaq për shërim. Atij që i afrohet çasti i caktuar pa marë parasysh se çfarë ilaçi përdor ,ai nuk mund t’i ikë këtij çasti! Vdekja njeriut mund t’i vijë edhe në gjendje të shëndetit dhe fuqisë së plotë, dhe do t’a bartë në botën e berzahut duke qenë ai pa kurrfarë mangësie të trupit apo pa pasur trupi asnjë sëmundje!
Shenjat e vdekjes
Përcaktor i vdekjes së vërtetë është dalja e shpritit nga trupi. Shpirti nuk mund të shihet, mirëpo lë gjurmë të cilat tregojnë se njeriu ka vdekur, këto shenja janë:
– Mbyllja e syve,
– Ndërpreja e frymëmarrjes,
– Ndërprerja e punës së zemrës,
– Ndërprerja e lëvizjes së citoplazmës brenda qelizave, materiet në qelizë përzihen në mes veti dhe ndërrojnë sistemin e secilës qelizë në trupin e njeriut. Nëse tri shenjat e para nuk janë mjaft bindëse për vërtetimin e largimit të shpritit nga trupi, atëherë e katërta mjafton.
Vdekja mjafton si tërheqës i vëmendjes(vërejtjes)
Të nderuar vëllezër dhe motra… A e përkujtoni faktin se kjo dunja është e shkurtë, pa marrë parasysh se sa zgjat dhe se ne kemi një takim të përcaktuar të cilit assesi nuk mund t’i ikim?! A të bie ndonjëherë ndër mend që t’i vizitosh këto vende (varrezat) që vazhdimisht janë në rritje. A nuk i ke parë varrezat?!
Pejgamberi sal-All-llahu ‘alejhi ue selem ka thënë::”Vizitoni varrezat, sepse ato ua përkujtojnë ahiretin.”( Muslimi 977).
Ndalu para varrezave dhe mendo se sa popuj, gjenerata dhe shekuj kanë kaluar, të gjithë të varrosur dhe të harruar, ndërsa ty të kanë mbetur gjurmë! Në një nga ligjëratat e tij profesor Selman El-Auda u ka thënë studentëvë të tij: “Vëllezër në këtë dhomë jeni dyzetë veta, në dhomën tjetër janë edhe aq. Nëse e shikojmë këtë numër kaq të madh si mendojmë, a i është shkruar ndonjërit prej nesh që të vdes gjatë këtij viti?” I Lartësuar është All-llahu subhanehu ue te’ala ! Disa nga këta studentë, përafërsisht pas një jave kur kanë shkuar për të notuar janë mbytur!
Omer ibn Abdul Azizi shpesh e përkujtonte vdekjen, kështu që këtë gjë e morrën vesh poetët. Kur recitonin poezi para tij, nuk i recitonin poezi të trimërisë, parodi apo madhërim siç kishte qenë e zakonshme të recitohej para mbretërve apo udhëheqësve, por filluan t’i recitonin poezi të përkujtimit.
Kështu që El-E’asha ka recituar: “Kështu njeriu ra për të fjetur i këndshëm dhe kënaqur me të afërmit, i magjepsur me jetën dhe shpresat për një çast iu dha bukuria e dunjallëkut. Nuk qëndroi shumë, dhe vdiq sikur rrufeja. Qanë mbi të, ndërsa e lanë në terr. Nuk morri me vete asgjë nga ajo çka kishte mbledhur.”!
Bukur ka thënë një dijetar musliman: “të gjithë ne jemi të vdekur, vetëm se me rradhë po hyjmë në dhe”! Vdekja patjetër do të vijë, por a e dijmë kah pas vdekjes?! Në fenë islame është përgjigja, por pak kush ka shikuar në Kur’an për të parë se çka e pret kur All-llahu subhanehu ue te’ala t’ia merr shpirtin,ndërsa ai (njeriu), nuk do të ketë mundësi që të shmang ndarjen nga kjo botë.
Atëherë do t’a lënë të gjitha automjetet e tij, shtëpitë, vilat, femrat dhe gratë të cilave u ka kushtuar kujdes të posaçëm! “O njeri ! Bëhu besimtar, nënshtrohu Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Sal-Allahu alejhi ue selam), pasoje Kura’nin, dhe largohu nga mashtrimi i quajtur dunja! Edhe ashtu do të kalojnë dunjaja dhe vizita e jote në të! Ti në këtë dunja je vetëm udhëtar, i cili duhet të zhvendoset në botën tjetër! Askush nuk mund t’a mashtrojë Allahun, ndërsa ai që mendon t’a mashtrojë Allahun subhanehu ue te’ala, në të vërtetë e ka mashtruar veten e tij! Paramendo, o njeri ,që All-llahu të ta merr jetën në një kafene ku konsumon alkohol dhe then Urdhërin e Allahut në lidhje me të, paramendo që All-llahu të ta merr shpirtin, ndërsa t’i gjendesh në përkëdhelje të një femre të huaj, ndërsa ti pothuaj se nuk ke dëgjuar se All-llahu e ka ndaluar kurvërinë, paramendo nëse All-llahu t’a merr shpirtin ndërsa po e shan qindra herë në ditë, paramendo… ! All-llahu i Lartësuar na mbroftë nga nënçmimi i tillë, nga gjuha e tillë!
E di se me mëkat mund vetëm vetes t’i shkaktojmë dëm dhe se do të japim llogari para Allahut, Ditën kur Ai të na merr shpirtin. Nëse gabojmë, me të vërtetë do të na ndjekë një nënçmim i madh në dunja dhe ahiret.”
All-llahun subhanehu ue te’ala e lusim që ky tekst t’i nxitë që të mendojnë të gjithë ata që pyeten: “…Kush do t’i ngjallë eshtërat pasi që të kalben…”?! ose kur pyeten: “Kush do të na ringjallë pasi që të vdesim.”?!
 Përgjigja është:” Ai i Cili ju ka krijuar herën e parë, është në gjendje t’a bëjë edhe herën e dytë”. Atëherë do të bëjnë dobi vetëm veprat e mira, (besimi në Allahun) i cili do jetë dritë në varr kur robi të merret në pyetje për veprat e tij. Atëherë asnjë mjek, asnjë shkencë, asnjë falltore, asnjë ushtri nuk do të jenë në gjendje t’i ofrojnë ndihmë, siç nuk kanë mundur të parashikojnë vdekjen e tyre, e cila patjetër do të vij, dhe e cila na pret sikurse gotën të cilën duhet t’a pijmë !/sinqeriteti/
image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kushdo që ia prek nderin dikujt, le ta dijë se e ka prekur të tijin
Tags:

Categories

Archives