Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’është namazi i istihares dhe pse falet?



Ç’është namazi i istihares dhe pse falet?

Ç’është namazi i istihares dhe pse falet?
Namazi i istihares është një nga namazet vullnetare që është sunet të falet, kur muslimani është para ndonjë dileme dhe nuk di se cilën alternativë ta merr, nga dy e më tepër, për ta zgjidhë atë dilemë.


Fjala “Istihare” d.m.th. të kërkuarit e opsionit të duhur. Kur para një çështjeje të caktuar, ekzistojnë opsione të ndryshme për ta vepruar atë çështje apo jo, apo mënyrën se si duhet vepruar, preferohet të falet ky namaz, që quhet namazi i istihares, si një lloj konsulte që robi musliman e kërkon prej Krijuesit të Tij, me qëllim që ta zgjedhë atë që është më mirë për te në fetarinë e tij, jetën e tij të dynjasë dhe ahiretin e tij.


Namazi istihare nuk falet për ta zgjidhur një problem kur alternativat janë të pabarabarta, por kur alternativat duken të barabarta dhe nuk mund ta dish se cila është më e mirë për ju. P.sh. a më mirë ta agjëroj Ramazanin apo mos ta agjëroj?! Në këtë rast nuk falet ky namaz duke pasur për qëllim ndonjërën zgjidhje, pasi që Allahu e ka treguar zgjidhjen e mirë duke na urdhëruar me agjërim dhe duke na ndaluar mosagjërimin  pa ndonjë arsye.





Po ashtu nuk mund ta falësh këtë namaz për ta përfituar mendimin se bën apo jo të pi alkool. Në këtë rast Allahu ka treguar se e mira është moskonsumimi i alkoolit, kurse e gjithë e keqja është në konsumimin e tij, për këtë edhe e ka ndaluar. Namazi istihare falet p.sh. për ta fejuar këtë vajzë apo jo, apo anasjelltas. Në këtë rast e mira apo e keqja nuk janë të qarta për personin në martesën apo mosmartesën e tij me pikërisht atë vajzë, andaj fal namaz istihare, për ta gjetur ndonjërën alternativë, duke synuar të vërtetën.
Pra, namazi istihare nuk falet për gjërat që janë obligim për t’i vepruar apo janë të ndaluara. Por falet për gjërat e lejuara (mubah) apo ato të preferuara, por duke kërkuar mënyrën dhe kohën e duhur e jo vlerësimin e veprës, të cilën Sheriati e ka parapëlqyer.