Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’është kjo dremitje kur nuk je në gjumë?



Ç’është kjo dremitje kur nuk je në gjumë?

Perkujtim!

“Ç’është kjo dremitje kur nuk je në gjumë? Ç’është ky hutim kur je duke parë mirë? Ç’është kjo dehje kur je esëll? Ç’ësht ky banim kur të kërkojnë? Ç’është ky qëndrim kur je udhëtar? A nuk erdhi koha për njerëzit e pakujdesshëm që të marrin mësim?”Kujtoje vëlla vdekjen e mos e injoro ardhjen e saj papritur, sepse ajo mund të vijë kur ti je duke mëkatuar. Dije se vdekja nuk dihet kur vjen: në rini, burrëri apo pleqëri. Mund të vijë në dimër ose në verë, në vjeshtë ose pranverë, natën ose ditën. Mos e krahaso vetën me të tjerët dhe dije se vdekja është e vështirë e me agoni. Ajo është një brengë në dorën e tjetërkujt dhe s’dihet kur të vjen.”Kumtesa e Udhëtimit”