Sunday, 27/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’është Kanceri?

Ç’është Kanceri?

te luftojme kancerin

Ç’është Kanceri?
Në një kuptim të gjërë (pa u shoqëruar me ndonjë specifikim tjetër) termi “Kancer” shpreh proliferimin(shumimin) malinj të një linje të caktuar qelizore, zhvillimi i vetëvetishëm dhe përfundimi i të cilit është vdekja e personit, zakonisht e lidhur me ndikimet lokale të tumorit primar dhe/ose të metastazave si dhe me ndikimet serioze në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Në këtë kuptim, ai është sinonim i termit Tumor Malinj. Në kuptimin më të ngushtë, më konkret dhe më të saktë, termi “Kancer” shpreh një tumor malinj vetëm të indit epitelial. (Shih Karcinomën).Llojet e kancerit:
Kanceri mund të shfaqet në forma të ndryshme, në pjesë dhe organe të ndryshme të trupit. Prej këtu, janë emërtuar lloje të ndryshme të kancerit në varësi të organeve ku ai shfaqet, si për shembull: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i kockës, i lëkurës, i gjakut, i stomakut, i zorrëve, i mëlçisë, i ezofagut, i vaginës, i prostatës, i veshkave, i pankreasit, gjëndrave limfatike, i fshikëzës së urinës, i testikujve, i shtyllës kurrizore, i trurit, etj.

Categories

Archives