Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?



C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?

Shejhu ynë, Nasirudin El Albani (Allahu e mëshiroftë), ka bashkuar të gjitha transmetimet që tregojnë se c’do t’I ndodhë robit kur të vdesë dhe pas vdekjes. Kush mediton me sinqeritet këtë hadith-në dashtë Allahu-do të furnizohet me devocion.

Bera Ibn Azib thotë: Shkuam me profetin (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në xhenazen e një burri nga fisi I ensarëve. Arritëm tek varri. I vdekuri nuk ishte varrosur akoma.U ul Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) I drejtuar nga Kibla dhe ne iu ulëm përqark. Ishim të përqëndruar aq shumë , saqë qëndronim sikur të na ishin ulur zogjtë mbi kokat tona. Ne dorë, Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kishte nje shkop me të cilin po gërryente tokën. Ngriti shikimin nga qielli dhe pastaj e uli në toke. E ngriti sërish shikimin dhe e uli në tokë tri herë, e tha: “Kërkojini mbrojtje Allahut prej dënimit të varrit”. E tha këtë dy a tri herë. Pastaj tha : ‘’O Zot, unë të kerkoj mbrojtje prej dënimit të varrit!’’ Pastaj tha: ‘’Në të vërtetë robi besimtar kur shkëputet nga dynjaja dhe niset për në ahiret , do të zbresin mbi të melaike nga qielli me fytyra të bardha (të ndritshme) se diej. Me vete do të kenë qefine nga qefinet e xhenetit dhe parfume nga parfumet e xhenetit. Do t’I shohë ata në largësinë që arrin syri. Pastaj do të vijë meleku I vdekjes I cili do t’I ulet tek koka e do t’i thotë: O shpirt I mirë, ne një transmetim tjetër : o shpirt I qetë, dil për në faljen dhe kënaqësinë e Allahut. Del shpirti dhe rrjedh si pika e ujit nga shishja dhe e merr atë. Në një transmetim tjetër thuhet: Kur del shpirti I besimtarit, cdo melek midis qiellit dhe tokës dhe cdo melek në qiell lutet për shpëtimin e tij. Dhe I hapen dyert e qiellit dhe melekët e seciles derë e lusin Allahun që ai shpirt të ngjitet nëpërmjet tyre.

Kur e merr shpirtin meleku I vdekjes, melekët e tjerë nuk ia lënë në dorë as sa hap e mbyll sytë, por ia marrin dhe ia vendosin në qefinin e xhenetit dhe në parfumin e xhenetit. Thote Allahu I madhëruar: ‘’Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ju dërgon rojtarë (engjëj) të cilët, kur ndonjërit nga ju I vjen vdekja , ia marrin shpirtin , duke mos bërë kurrfarë lëshimi.’’ (Suretu El En’am ,ajeti.6). Del shpirti si era e më të mirit misk që gjendet në faqen e dheut. Thotë Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):‘’Ngjiten me shpirtin dhe nuk kalojnë në një grumbull melaikesh, veçse thonë: C’është ky shpirt I mirë? Do të thonë: Eshtë filani, I biri I filanit, duke e thirrur me më te bukurit emra qe u thirr në dynja. Kur arrijnë me shpirtin e tij në qiellin e dynjasë, kërkojnë leje për t’u hapur qielli dhe u hapet dera e qiellit të parë. E përcjellin ate shpirt nga secili qiell banorët më të mirë për në qiellin tjëtër derisa të arrijë në qiellin e shtatë. Thotë Allahu I Madhëruar: ‘’Shkruajeni librin e robit Tim në Ilijin. E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjun? Është një libër I shkruar! Atë e dëshmojnë të afërmit.’’ (Surja Mutafifin, ajetet 19-21). Dhe I shkruhet libri në Ilijin. Pastaj u thuhet: Kthejeni atë në toke. Unë u kam premtuar atyre se prej saj I kam krijuar dhe ne to do t’I kthej dhe prej saj do t’I nxjerr sërish. Me rikthimin në tokë, kihet për qëllim rikthimi I shpirtit në trup. Ai I dëgjon kërcitjet e nallaneve (këpucëve, sandaleve) të shokëve të tij kur largohen prej tij, kur kthehen nga varrimi. I vijnë dy melekë. Ulen dhe I thonë: Kush është Zoti yt? Do të përgjigjet: Zoti im është Allahu. Do ta pyesin melaiket: Kush është feja jote? Do të përgjigjet: Feja ime është Islami. Do ta pyesin melaiket: Kush është ky burrë që u dërgua tek ju? Do të përgjigjet robi: Ai është I Derguari I Allahut. Do t’I thonë melaiket: Cfarë ke punuar në dynja? Do të përgjigjet robi: Kam lexuar librin e Allahut, e besova dhe e pranova si të vërtete. Melaiket do t’i thonë: ‘’Kush është Zoti yt? Kush është feja jote? Kush është I dërguari yt? Kjo është sprova e fundit e robit besimtar. Thotë Allahu I Madhëruar: ’Allahu I forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit I shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.’’ (Surja Ibrahim, ajeti 27). Do të thotë robi: Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe I dërguari im është Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem). Do të thërrasë një zë nga qielli. Të vertetën tha robi Im. Shtrojini atij shtroja prej Xheneti! Visheni me rroba Xheneti dhe hapini një derë për në Xhenet! I vjen atij aromë dhe freski nga Xheneti dhe I zgjerohet varri deri ku mbaron shikimi. I vjen një burrë me fytyrë të bukur dhe rroba të bukura dhe me aromë të këndshme e do t’I thotë: Përgëzohu me atë çka të gëzon ty. Përgëzohu më kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin, lumturia e të cilit është e përhershme. Kjo është dita jote e cila të premtohej dhe do të thotë: Po ti, o të përgëzoftë Allahu, kush je? Fytyra jote përgëzon me mirësi. Do t’I thotë: Unë jam puna jote e mirë. Pasha Allahun nuk të kam parë ty veçse të shpejtë në bindjen e Allahut, të ngadaltë në kundërshtimin e Allahut (kryerjen e gjynaheve). Allahu të shpërbleftë me mirësi! Pastaj do t’I hapet një derë për në xhenet dhe një për në zjarr dhe do t’I thuhet: Nëse do ta kundershtoje Allahun, ky do të ishte destinacioni yt te cilin Allahu ta zevendësoi me destinacionin në xhenet. Kur të shohë se c’ka në xhenet, do të thotë: O Zot, shpejtoje Ditën e Kijametit. Do t’I thuhet: Qetësohu! Thotë Profeti (salAllahu alejhi ue selem):





Me të vërtetë robi qafir kur ikën nga dynjaja dhe niset për në ahiret, do t’I zbresin nga qielli engjëj të vrazhdë, të ashpër me fytyra të zeza, të veshura me rroba të thurura prej zjarri. Do t’I shohë ata deri aty ku mbaron shikimi. Pastaj vjen engjëlli I vdekjes dhe I ulet tek koka e I thotë: O ti shpirt I keq, dil për në zemërimin e Allahut! Ndahet trupi nga shpirti dhe tërhiqet sic tërhiqet ferra nga leshi I lagur duke ia prerë venat dhe nervat. E mallkon cdo engjëll midis qiellit dhe tokës dhe cdo engjell në qiell. I mbyllen dyert e qiellit. Nuk ka banorë të qiellit që nuk lutet që ai shpirt mos të ngjitet nëpërmjet tij. Meleku ia merr shpirtin e më pas ia marrin shpirtin dhe nuk e lënë në dorën e tij aq sa hap dhe mbyll sytë dhe e vënë në rrobë të ashpër dhe del me erën e ngordhësirës më të qelbur në faqen e dheut. Ngjiten me atë shpirt dhe nuk kalojnë në një grup melaikesh , vecse thonë: C’është ky shpirt I keq? Do të përgjigjen : Është filani I biri I filanit, duke e thirrur me emrat më të shëmtuar që është thirrur në dynja. Kur arrin në qiellin e dynjase, kërkojnë që t’ia hapin derën e qiellit, por nuk u hapet. Më pas Profeti (salAllahu alejhi ue selem) lexoi:‘’Me të vërtetë, atyre që I mohuan shenjat Tona me mendjemadhësi, nuk do t’u hapen dyert e qiellit dhe as që do të hyjë në Xhenet, derisa të kalojë deveja nëpër vrimë të gjilpërës. Kështu I ndëshkojmë gjynahqarët.’’ (El Earaf, ajeti .40) Thotë Allahu I Madhëruar: ‘’Shkruajeni librin e tij ne Sixh-xhin, në tokën më të ulët. Pastaj u thuhet: Kthejeni robin Tim në tokë. Unë u kam premtuar atyre se prej saj I kam krijuar, në të do t’I kthej dhe prej saj do t’I nxjerr dhe një herë tjetër’’. Më pas do ta hedhin (gjuajnë) nga qielli derisa të bjerë shpirti në trupin e tij. Pastaj lexoi: ‘’Përuluni plotësisht para Allahut me sinqeritet, duke mos I shoqëruar asgjë Atij ( në adhurim). Kush I shoqëron Allahut dicka (në adhurim), I ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose I ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur.’’ (Suretu: El Haxh, ajeti.31) I kthehet shpirti në trup. Tha: Me të vërtetë I vdekuri I dëgjon dhe kërcitjet e nallaneve të shokëve të tij kur largohen. I vijnë dy melekë të vrazhdë, e ulin dhe I thonë: Kush është Zoti yt? Dhe thote: Ah, ah, nuk e di. I thonë: Cila është feja jote? Do të thotë: Ah, ah , nuk e di. I thonë melaiket: C’thua për atë burrë I cili u dërgua tek ju? Nuk do I vijë ndërmend emri. Do I thonë melaiket: Ai ishte Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem). Do thotë: Ah,ah, nuk e di. Kam dëgjuar njerëzit që e thonin këtë. Do t’I thuhet: Kurrë mos e ditsh! Do të thërrasë një thirrës në qiell: Genjeu (robi). Shtrojini atij shtroja prej zjarri dhe hapini një derë për në zjarr! Do t’I vijë atij nxehtësia dhe era e zjarrit dhe do t’I ngushtohet varri aq sa t’I futen të gjitha brinjët tek njëra-tjetra. Do t’I vijë të vdekurit një burrë me fytyrë të shëmtuar dhe me rroba të shëmtuara që kundërmojnë erë të keqe e do t’I thotë: Përgëzohu për të keqen që të pret. Kjo është dita jote që të premtohej. Do të pyesë : Kush je ti, që të përgëzoftë Allahu me të keqe? Fytyra jote ndjell keq. Do t’I thotë: Unë jam puna jote e keqe. Pasha Allahun, nuk të kam parë ty veçse të ngadaltë në bindje ndaj Allahut dhe të shpejtë në gjynahe. Allahu të shpërbleftë me të këqija! Pastaj do t’I vijë një I verbër, shurdh, memec duke mbajtur në dorë një topuz. Goditja e tij është aq e fortë sa dhe malin e thërrmon dhe e bën pluhur. Fillon e qëllon robin dhe e bën pluhur. Pastaj Zoti e kthen siç ishte dhe I verbëri, shurdh, memec e qëllon përsëri. Thërret robi me një të bërtitur të madhe që e dëgjojnë të gjithë përveç njerëzve dhe xhindëve. Më pas I hapet një derë zjarri dhe I shtrohet një shtrojë prej zjarri. Thotë robi: O Zot, mos e sill Kijametin.’’ {Transmetojnë: Ebu Daudi nr. 2/271, Hakimi nr. 1/37-40, Tajalisij nr. 753, Ahmedi nr. 4/287,295,296, Nesaiu nr. 1282, Ibn Maxheh nr. 1/469-470}