Thursday, 19/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çdo njeri që e godet ankthi dhe pikëllimi, e më pas e lut Allahun me këto fjalë,Allahu do t’ia largojë ankthin dhe pikëllimin e tij dhe do t’ia zëvendësoj me gëzim

Çdo njeri që e godet ankthi dhe pikëllimi, e më pas e lut Allahun me këto fjalë,Allahu do t’ia largojë ankthin dhe pikëllimin e tij dhe do t’ia zëvendësoj me gëzim

Imam Ahmedi dhe Ibnu Hibbani transmetojnë nga Ibën Mes’udi, i cili tregon se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Çdo njeri që e godet ankthi dhe pikëllimi, e më pas e lut Allahun me këto fjalë: ‘O Allah, unë jam robi Yt, i biri i robit dhe robëreshës Sate, çështja ime është në dorën Tënde, vendimi Yt mbi mua është i pakthyeshëm, caktimi yt mbi mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër Tëndin, me të cilin ke emërtuar Veten, apo e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt nga robërit e Tu, apo e ke mbajtur fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë për zemrën time, dritë për gjoksin tim, largim të pikëllimit dhe ankthit tim’. Allahu do t’ia largojë ankthin dhe pikëllimin e tij dhe do t’ia zëvendësoj me gëzim”. Më pas, kur sahabët e dëgjuan Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) duke i drejtuar dhe udhëzuar tek kjo dua madhështore, atij i thanë: “Vërtetë ne duhet t’i mësojmë mirë këto fjalë”, atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ua ktheu: “Gjithsesi, ai që i dëgjon këto fjalë duhet t’i mësoj”

Categories

Archives