Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cdo breng apo semundje muslimanit i fshihen mekatet

Cdo breng apo semundje muslimanit i fshihen mekatet

semundjet

Me të vërtetë është e mrekullueshme të jesh besimtar.
Madje edhe sëmundja e cila e kaplon besimtarin, nuk është fatkeqësi për të, por e mirë dhe mirësi.
Nëse besimtari e kupton drejtë orarin e Allahut dhe caktimin e Tij, ai edhe sëmundjen do ta konsiderojë caktim të Allahut dhe me të do të jetë i kënaqur, duke e ditur se ajo sëmundje do ta lirojë prej disa dënimeve të asaj bote ose do ta pastrojë prej mëkateve.

Trimëruese ndikon transmetimi i Ebu Se’idit dhe i Ebu Hurejres r.a. në të cilin i Dërguari i Allahut premton: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës – me cilëndo prej këtyre, Allahu ia shlyen mëkatet atij”.Buhariu

Allahu i Lartësuar nëpërmjet sprovave të ndryshme të jetës dhe me anë të sëmundjeve të ndryshme, i pastron besimtarët nga të gjitha mëkatet, nga negativitetet dhe parregullsitë.
Problemi është se si këtë ta kuptojmë drejtë dhe ta durojmë këtë me nderë, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut!
Shpresoj se transmetimi i ardhshëm do të na ndihmojë në këtë. Ebu Hurejre r.a. përcjell se i Dërguari alejhi selam ka thënë: “Besimtarin dhe besimtaren nuk ndalen së godituri sprova të ndryshme në vetet e tyre, në femijët dhe në pasurinë e tyre, derisa nuk u fshihen të gjitha mëkatet, kështu që Allahun e takojnë pa asnjë mëkat.Tirmidhiu

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sunduesi (EL MELIK- EL MALIK- EL MELIIK)
Tags:

Categories

Archives