Thursday, 19/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Capsicum annuum (speci)

Capsicum annuum (speci)

speci i kuq
Capsicum annuum (speci)

Ai vjen nga varietet e specave djegës dhe shija pikante i kushtohet lëndës kapsaikinë. Piperi i kuq është një burim i shkëlqyer i beta-karotenës,që është një formë e vitaminës A, e cila i jep veti antioksiduese, gjithashtu dhe vitaminës C, e cila është e përshtatëshme për trajtimin e ftohjeve, keqtretjes, etheve dhe gripit. Marrja e mjaftueshme e tij është e lidhur me reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, ndërkohë ka veprim antinflamator dhe vitamina, të cilat mbrojnë qelizat kundër veprimit shkatërrues të rrënjëve të lira. Mekanizmi mbrojtës përfshin zvogëlimin e oksidimit të kolesterolit, duke zvogëluar kështu efektet e dëmshme tek enët e gjakut. Speci i kuq si dhe specat e tjerë djegës kanë efekte antithrombotike, nxitëse, tretëse, tonike dhe veti dezinfektuese, ndërsa njëkohësisht veprojnë si qetësues natyrorë dhe kontrollues të nivelit të sheqerit në gjak.
Meksikanët përherë kanë zakonë të pijnë të nxehta me spec të kuq për ftohjet, ethet dhe keqtretjet.
Gabimisht speci i kuq ka famën e rritjes së rrezikut të ulçerës peptike. Përkundrazi, pakëson duke neutralizuar bakteret përgjegjëse për shkaktimin e ulcerave peptike. Ai gjithashtu stimulon mukozën e stomakut të çlirojë lëngjet mbrojtëse, që pengojnë krijimin e ulçerës. Megjithatë, në rastet e individëve me historik të ulçerës peptike, konsumi i tij duhet të bëhet me kujdes. Një studim mjaft interesant ka treguar se konsumimi i specit djegës mund të reduktojë rrezikun e kancerit të prostatës nëpërmjet një serie të efekteve mbrojtëse në këto qeliza.

Categories

Archives