Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Caktimi dhe kësmeti


Caktimi dhe kësmeti


kismeti

Nuk ngjan ndonjë fatkeqësi ne toke, e as ne vetët tuaja, e te mos jete ne libër i shënuar para se te ngjaje, është thare penda, janë ngritur fletushkat, është caktuar çështja, janë shkruaj përcaktimet, kurrsesi nuk do te na godasë neve përveç asaj qe All-llahu e ka caktuar për ne. Ajo qe te ka goditur nuk ka mund qe te te kaloje, e as ajo qe te ka kaluar, nuk ka mund qe te godasë.
Vërtete, nëse kjo bindje rrënjoset ne shpirtin tënd dhe ngulitet ne ndërgjegjen tende, atëherë belaja shndërrohet ne dhunti, fatkeqësia ne dhurate dhe te gjitha belatë ne shpërblime dhe bukuri (Atë qe All-llahu ia do te mirën, e sprovon) andaj mos te te kaploj shqetësimi nga ndonjë sëmundje apo vdekje e fëmiut, apo humbje materiale a djegie e shtëpisë, ngase Krijuesi veçse ka përcaktuar dhe kësmeti ka ardhë, kjo është zgjedhja, e zgjedhja i takon vetëm All-llahut te Lartësuar, ndërsa shpërblimi vije e edhe mëkati falet.

Ua urojme te goditurve me bela durimin e tyre dhe kënaqësinë e tyre ndaj Marrësit, Dhënësit, Rrëmbyesit, Dhuruesit, nuk pyetet se çka vepron, ndërsa ata do te pyeten. Assesi nuk do te qetësohen nervat tua, e as qe do te pushojnë trazirat dhe cytjet e shpirtit edhe gjoksit tënd, përderisa nuk beson ne caktimin dhe kësmetin është thare penda për atë qe ti e ke përjetuar, andaj mos i shkakto vetes sate keqardhje e mërzi, mos mendo se ke pas mundësi ta pengosh murin te rrezohet, ta ndalesh ujin te derdhet, t’ia pamundësosh erës te fryje, ta ruash xhamin te mos thyhet, e kjo nuk është e sakte, e pavarësisht nga unë e ti do te ngjaje e caktuara, do te zbatohet kësmeti dhe e shkruara “E kush te doje le te besoje, e kush te doje le te mohoje”(Kur’an). Dorëzoju kaderit(fatit) para se te kaploje hidhërimi, ankesa e vaji, pranoje kësmetin para se te kaploje rrjedha e pendimit, prandaj qetësoje veten tende kur t’i kesh bere shkaqet, ta kesh shpenzuar energjinë dhe mundin, e me pastaj mund edhe te ngjaje ajo prej se cilës ruheshe, por mu kjo është duhur edhe te ngjaje, e mos thuaj: (Sikur t’kisha vepruar kështu dhe kështu, do t’ishte kështu dhe ashtu, por thuaj: All-llahu e ka caktuar dhe Ai çka ka dashur është bere).Aid el Karni

Një shkrim tjetër i dobishëm  DERI KUR KËSHTU ?!
Tags:

Categories

Archives