Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çaji nga xhenxhefili dobi të shumëfishta



Çaji nga xhenxhefili dobi të shumëfishta

xhenxhefil

Çaji nga xhenxhefili, dobi të shumëfishta veçmas në dimër

Zingiber officinale, ose xhenxhefili, është bimë që në mjekësinë kineze përdoret tash e disa mija vjet për zbutjen e problemeve me tretje, me sistemin e frymëmarrjes e madje edhe për tejkalimin e dobësive të mëngjesit të shtatzënat.

Mirëpo, hulumtimet e viteve të fundit sugjerojnë që xhenxhefili ka edhe efekt kundër infeksioneve, pastaj efekt analgjetik dhe antipiretik, pra për uljen e temperaturës së trupit. Me fjalë të tjera, xhenxhefili është mjet i shkëlqyeshëm që mbron nga ftohja, virozat e ndryshme acarimet e sistemit të frymëmarrjes.





Me përdorimin e shpeshtë të çajit nga xhenxhefili me limon është e mundshme të përmirësohet veprimi i sistemit imunizues gjatë dimrit, dhe njëkohësisht të zbusë lodhjen dhe rraskapitjen e organizimit. Pos kësaj çaji nga xhenxhefili nxit qarkullimin e gjakut, nxeh organizmin, përshpejton djersitjen e me këtë edhe nxjerrjen e materieve helmuese nga organizimi.

Xhenxhefili është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me sistemin e tretjes, andaj preferohet që t’i shtohet gjellës. Një pikë e vetme e vajit eterik të xhenxhefilit në një gotë ujë parandalon ngërçet dhe fryrjen e stomakut pas një racioni të tepruar të ushqimit.

Efekti më i mirë arrihet kur përdoret xhenxhefili i freskët. Mjaftojnë vetëm disa centimetra rrënjë të xhenxhefilit, që duhet të pritet në fletëza të holla, që vlohen ngadalë rreth 10 minuta në ujë. Pas kësaj hidheni në filxhan dhe e ëmbëlsoni sipas dëshirës, më së miri me mjaltë. Me xhenxhefil mund të pasuroni edhe shitjen e komploteve apo pijeve të ndryshme perimet.