Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çaji nga hithi


Çaji nga hithi


Çaji nga hithi
Me siguri se shumica prej nesh frikësohemi nga hithrat, por ja qe ato janë shume te dobishme për organizmin e njeriut.
hithat
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi.
Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.
Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.
Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretik dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e ndezjes se rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithi ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut.
Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës.
Preferohet edhe te ndezja e mukozës se gojës dhe te aftët.
Çaji nga hithi stimulon regjenerimin e qelizave.
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura.
Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çaji nga xhenxhefili dobi të shumëfishta
Tags:

Categories

Archives