Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çaji i zi ndihmon kundër qelizave të kancerit


Çaji i zi ndihmon kundër qelizave të kancerit


Çaji i zi ndihmon kundër qelizave të kancerit !!

Shkencëtarët theksojnë që një filxhan i çajit të zi, i konsumuar çdo ditë, mënjanon rrezikun nga përhapja e kancerit dhe po ashtu zvogëlon tumorin.

Sipas hulumtimeve, çaji i gjelbër ose ai i zi është përplot me antioksidantë, dhe i lufton në mënyrë të shkëlqyeshme molekulat e dëmtuara të cilat mblidhen në trup në qelizat e dëmtuara.

Shkencëtarët kanë zbuluar se si dy filxhanë çaj ofrojnë masën e njëjtë të antioksidantëve sikurse konsumimi i pesë porcioneve të perimeve ose dy mollëve. Pikërisht tani edhe dy hulumtime të tjera kanë dëshmuar se si çaji i zi mund të parandalojë kancerin.Në hulumtimin e parë, shkencëtarët amerikanë kanë analizuar lidhjen e teaflavin-2 (TF-2) i cili është treguar vdekjeprurës për qelizat e kancerit, të cilin e gjejmë vetëm në çajin e zi dhe në çajin kinez oolong.

Në një hulumtim tjetër hulumtuesit nga India kanë kontrolluar ndikimin e polifenolit nga çaji i gjelbër dhe i zi tek zhvillimi i kancerit të gjirit te minjtë e gjinisë femërore.

Të dy çajet kanë zvogëluar dukshëm sasinë e tumorit të gjëndrave qumështore dhe dukshëm kanë zvogëluar zhvillimin e tyre për 77 dhe 97 për qind.

“Nëse i marrim bashkë, të dy këto dy hulumtime kanë treguar se si komponentë të çajit të zi mund të ndihmojnë në zvogëlimin e qelizave të kancerit ose të rezultojnë në zvogëlimin e numrit të tumoreve”, thotë dr. Tim Bond, udhëheqës i hulumtimit.

“Këto rezultate tregojnë për nevojën e hulumtimeve klinike në përqindjen e ndikimit të çajit të zi dhe të komponentëve të tij në rrezikun nga kanceri tek njerëzit.

Nevojiten hulumtime të reja për të hapur dyert për hulumtime të mëtutjeshme për aplikimin e përbërësve të çajit të zi”, përfundon Bond. /koha/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Lehtësoni dhimbjet e kokës me xhenxhefil

Categories

Archives