Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çaji i bardhë



Çaji i bardhë

moonlight-whiteÇaji i bardhë, pa asnjë dyshim që nuk është aspak një nga zgjedhjet tona kur mendojmë për të konsumuar një pije qetësuese. Përveç kafes, gjatë viteve të fundit, për shqiptarët është bërë një zakon edhe konsumi i çajit, veçanërisht në fundjave, në dimër apo në fund të ditës. Përveç se janë të këshillueshëm për përdorime dietike, çaji është mjaft i mirë edhe për përdorim të përditshëm.

Një zakon duhet të bëhet edhe konsumi i çajit të bardhë, i cili ka mjaft efekte pozitive në shëndet. Ja cilat janë disa prej tyre…

Antioksidant – Përveç çajit jeshil dhe atij të zi, çaji i bardhë është i pasur me veti antioksiduese dhe më saktësisht është një nga armët më të fuqishme që trupi ka për të mbrojtur qelizat dhe për të luftuar ato që njihen si radikalet e lira, efektet e së cilave janë të lidhura ngushtë me plakjen. Çaji i bardhë është shumë i mirë për të gjithë ata persona që jetojnë në qytetet e mëdha dhe që janë të ekspozuar ndaj tym it apo smogut.

Buzëqeshja- Është shumë i mirë për higjienën orale dhe shëndetin e dhëmbëve, kundër gurëzave. Përveç kësaj, çaji i bardhë neutralizon bakteret në gojë, të cilat janë shkaktarët kryesorë të infeksioneve orale.





Lëkura – Nuk ka pije më të mirë për bukurinë se sa çaji i bardhë. Falë vetive të tij anti-plakjes, çaji i bardhë vepron në brendësi të organizmit, duke e bërë lëkurën më të shndritshme dhe më të re së jashtmi. Veç të tjerash, është një barrierë natyrale kundër rrezeve të dëmshme të diellit dhe rrjedhimisht mbron lëkurën në mënyrë të dukshme

Shija- Çaji i bardhë nuk ka një shije me të cilën jemi mësuar, por falë ëmbëlsisë së tij, papilat e shijes aktivizohen dhe nisnin të përshtaten me këtë shije. Veç të tjerash, përmbajtja e tij me teinë është shumë e ulët ndaj është shumë i dobishëm për të gjithë ata që kërkojnë të reduktojnë konsumin e kafes dhe kafeinës.

Përfitime të tjera – Sipas disa kërkimeve, çaji i bardhë është një pije antitumorale, falë përmbajtjes së pasur me flavionide, substanca të afta të luftojnë zhvillimin e tumorit. Ndër të tjera, është shumë i mirë për të rregulluar nivelin e gjakut, të kolesterolit, të mbrojë zemrën dhe kockat.