Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çaj nga xhenxhefili, limon dhe mjaltë kundër ftohjes !

Çaj nga xhenxhefili, limon dhe mjaltë kundër ftohjes !

xhenxhefil caj ftohje
Në momentin kur ta ndjeni se do të sëmurem, e kjo është e lehtë të parashikohet në bazë të dhimbjeve në fyt, sy dhe kokë, konsumoni këtë çaj natyral, i cili do t’ju ngrohë dhe do ta forcojë rezistencën e organizmit.
Krejt çfarë keni nevojë janë lëng limoni, xhenxhefil dhe mjaltë. Përse këta tre përbërës? Tashmë e dini se limoni është përplot me vitamina C, por edhe me fitokemikale, ndërsa që për mjaltin dhe xhenxhefilin dihet se forcojnë sistemin imun.

Së pari ngrohni ujin, e gjatë asaj kohe qëroni një pjesë të xhenxhefilit e të gjitha i bashkoni në ujë duke shtuar edhe mjaltë dhe lëngun e limonit. Mjekët tanimë ju sugjerojnë këtë çaj duke marrë parasysh se rënia e temperaturave dhe sezoni i gripave tani janë në prag. e kjo vlen sidomos për ata të sëmurë kronik.

Po ashtu për të shmangur prekjen nga të ftohtit, ecni sa më shumë në natyrë, duke forcuar kështu sistemin tuaj imun duke bërë të pamundur depërtimin e baktereve që ndikojnë në shfaqjen e viruseve dhe problemeve në frymëmarrje.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Aids, (Sida) Sindroma e imuno-mungesës së fituar
Tags:

Categories

Archives