Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ÇAJ MALI shqiptar është i shijshëm dhe aromatik.



ÇAJ MALI shqiptar është i shijshëm dhe aromatik.

ÇAJ MALI shqiptar nga mali i LLOGARA-së është i shijshëm dhe aromatik. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë ka vlera të larta shëndetësore. Ekstraktet e kësaj bime aromatike kanë efekt të fuqishëm antioksidant. Çaji përdoret me efikasitet të plotë në organet e sipërme të frymëmarrjes, që e bën të dobishëm veçanërisht në mot të ftohtë.

Çaji përdoret në sëmundje të kapilarëve dhe zemrës, ul tensionin e gjakut, mbron sistemin tretës, trajton organet e sipërme të frymëmarrjes me efekt shumë pozitiv, dhe duke e pregatitur me kanellë ndihmon në pastrimin e sekrecioneve të organeve të frymarrjes.

Përgatitja dhe përdorimi:
3-4 kërcell të çajit të malit vlohen 5 minuta me rreth 1 litër ujë dhe lihet i mbuluar për rreth 10-15 minuta. Pihet i ngrohtë, por kjo mase përzierje mbahet në termos për të pirë gjatë gjithë ditës (çaji mund të pihet edhe i ftohtë). Sipas dëshirës mund të ëmbëlsohet me mjaltë.





E gjeni në BioNatural Shop-Prishtinë.