Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burri kur i afrohet gruas së tij

Burri kur i afrohet gruas së tij

Çfarë duhet të thonë bashkëshortët gjatë marrëdhënieve intime?

– Burri kur i afrohet gruas së tij, duhet të thotë:

“Allahumme xhenibënash-shejtane ue xhenibbnish-shejtane mimma rezaktena – Allahu im, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje shejtanin prej atij që do të niset.”

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse Allahu e cakton që t’u lind fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë.”

Muslimi transmeton prej Abdullah b. Amrit se i Dërguari i Allahut salallahu aleji ue selem kishte thënë: “Dynjaja është kënaqësi, nsërsa kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë.”

Ajo që duhet t’i paraprijë marrëdhënieve seksuale është paraloja, në të cilën burri e përkëdhel gruan, e puthë atë dhe ia thithë gjuhën asaj. Ebu Davudi transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kishte puthur Aishen dhe e kishte thithur gjuhën e saj.
->(E përmend Ebu Davudi (2386) dhe në kapitullin e agjërimit (234), kurse në zinxhir ka dobësi.)<-

Janë të shumta qëndrimet e dijetarëve të cilët flasin për marrëdhëniet intime. Ibën Kajimi në Zadul-Mead thotë: “Kur është në pyetje marrëdhënia seksuale, atëherë udhëzimi i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem është i plotë dhe i përsosur në ruajtjen e shëndetit, në arritjen e plotë të knaqësisë, në arritjen e knaqësisë shpirtërore dhe në plotësimin e të gjitha intencave që dëshirohen të arrihen me anë të marrëdhënieve seksuale. Në esencë, eksistojnë tre qëllime që të arrihen me të:

Ruajtja dhe përhapja e llojit njerëzorë;
Largimi i lëngjeve, grumbullimi i të cilave në trup i bëjnë dëmë njeriut;
Arritja e knaqësisë dhe kënaqja në begatitë.”

Në librin e imam Ahmedit Ez-Zuhd thuhet se imami kishte thënë:
“Mund të përmbahen prej ushqimit e pijes, por nuk mund të përmbahen prej grave (mendohet në gratë që i ka hallall).”

Ahnef b. Kajsi kishte hyrë te Muavia b. Ebi Sufjani te i cili ishte djali i tij Jezidi i cili shikonte i mahnitur. Muaviu e pyeti: “Ebu Bahr, çka mendon për fëmijët?” Ai u përgjigjë: “O prijës i besimtarëve, ata janë shtylla te të cilët mbështetemi dhe gëzimi i syve tanë. Me anë të tyre i tejkalojmë armiqët tanë dhe ata janë trashëguesit tanë. Atyre u ka hije shtrati i butë që i mbron prej tokës dhe mjegulla që u bën hije prej diellit. Nëse të kërkojnë diçka, jep dhe mos ua ndalo e që pastaj ta urrejnë afërsinë tënde, ta urrejnë jetën tënde dhe ta dëshirojnë vdekjen tënde.” Muaviu i tha: “Allahu të shpërbleftë o Ebu Bahr, ata janë pikërisht ashtu siç përshkrove.”

Categories

Archives