Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burri im është temperament dhe më rrah, por është i dashur, ç’të bëjë?


Burri im është temperament dhe më rrah, por është i dashur, ç’të bëjë?


burri me rrah

Burri im është temperament dhe më rrah, por është i dashur, ç’të bëjë?

Ajo tha: mendoj të ndahem ngase burri im, është temperament dhe më rrah por, nuk kam vendosur akoma ngase e dua dhe kemi fëmijë, si të veproj?
U përgjigja: është vështirë ti përgjigjem një pyetje të këtillë, pa qenë i njohur me detaje.
Tha: burri im është i njohur për familjen time, jemi martuar para dhjetë viteve, kemi tre fëmijë por ai është shumë temperament dhe më rrah, madje më ka lënë disa gjurmë të lëndimeve. Herën e fundit që më ka rrahur që ishte para dy dite, ika dhe shkova tek prindërit. Unë e dua dhe ai më do, me ka blerë shtëpi të mirë, është fisnik, i mirë i ndjeshëm, i dashur por problemi i tij është temperamenti dhe ndonjëherë rrahja. Unë i kam duruar shumë temperamentit të tij, por kësaj radhe prindërit e mi më bëjnë presion të ndahem, por unë jam në hamendje, si të veproj.
I thash: Fillimisht le të bëjmë dallim mes llojit të temperamentit dhe rrahjes,
i pari: ai është temperament dhe rrah që nga fëmijëria e tij, e sidomos kur e humb kontrollin,
i dyti: ai këtë sjellje e ka përfituar më vonë,
Tha: është i llojit të parë, madje edhe prindi i tij është shumë temperament sikurse ai.
Ai mua më rrah kur e ngrit zërin dhe e sfidoj.
Thash: pra çështja qenka e përbashkët mes juve dyve, pra sikur ti të ishe e qetë në momentin e hidhërimit të tij, ai nuk do të të rrihte?
Tha: ndoshta.
E pyeta: A ke ikur më parë tek shtëpia e prindërve?
Tha: jo.
Thash: unë mendoj që në rastin tuaj nuk ka nevojë të bëni ndarje, por mendoj se ai duhet të ndalet dhe të mos të nënçmojë dhe të të bëjë zullum në të ardhmen.
Tha: Vallahi me rehatove, se kështu mendoja edhe unë, por familja më bën presion.
Ai ka një veti të mirë se kur hidhërohet me mua, apo më rrah, menjëherë më kërkon falje, më blen dhurata dhe ndihet shumë keq për atë që ka ndodhë.
I thash: kjo më konfirmon mendimin tim për të mos bërë shkurorëzim, por në të njëjtën kohë të mos heshtësh për rrahjen e tij.
Tha: e ç’të bëjë, kur ai vazhdimisht me telefonon dhe kërkon që të kthehem?
I thash: përgjigju kërkesës së tij pasi të deklarojë dhe dëshmojë para teje dhe prindërve, se nuk do ta përsëris kurrë më, e nëse do kishit mundësi që këtë marrëveshje edhe ta shkruanit në një letër në mënyrë paqësore, do të ishte edhe më mirë.
E kur të kthehesh kujdesu që ti shmangesh asaj që e nervozon atë, si ngritja e zërit kërcënimet e sfidimet, si dhe mundohu që ta bindësh të shkojë dhe të konsultohet me dikë që i ndihmon në menaxhimin e hidhërimit.
Pasi përfunduam bisedën, mu kujtua një storie interesante që më ka ndodhur kur isha gjykatës.
Erdhi një burrë dhe u ankua se gruaja e tij e rrihte atë. Pasi që e mora në pyetje gruan, pohoi se ankesa e burrit ishte e saktë.
Ajo shtoi: unë jam martuar me këtë burrë për shtatë vite. Gjatë pesë viteve të para vazhdimisht më rrihte ndërsa unë e përballoja dhe duroja. Pastaj mendova për një zgjidhje rrënjësore, andaj fillova të ushtroj karate për të mësuar vetëmbrojtjen, derisa e morra edhe rripin e zi. Kështu e mbroja veten sa herë që më godiste e pastaj madje edhe e sulmoja, dhe kështu ndalej.
E pse po ankohet për ty tani?
Ajo përgjigj: duke u kthyer nga burri dhe me buzëqeshje tha, e këshilloj të mësojë karate që të mbrojë veten.
Qesha dhe e pyeta burrin, e saktë është ajo që flet?
Tha: po.
Pastaj i thash: nëse vërtetë e do gruan tënde, të këshilloj që të vazhdosh me të, por të mos e rrahësh ashtu që ajo të të respektojë.
Shkuan, e më nuk u kthyen në gjykatë.
Një tregim tjetër që e kam përjetuar është se një burrë që e rrihte gruan e tij, e respektonte nënën e tij shumë, andaj gruaja e shfyrtëzoi rastin dhe i tregoi nënës së tij dhe kështu ajo ndikoi që djali i saj ta respektojë gruan dhe të mos e rrihte kurrë më.
Një ngjarje tjetër: një grua e dinte se burri ishte mjaft koprrac dhe i flaktët pas pasurisë, dhe bënë një marrëveshje që sa herë ta rrihte gruan, ti jepte asaj një shumë parash, derisa u ndal.
Një rast tjetër: gruaja kërkoi shkurorëzimin për shkak se burri i saj e rrihte, dhe kjo është e drejtë e plotë sheriatike për të.
Rastet janë të ndryshme, por ajo qe duhet të pajtohemi të gjithë është se gruaja është njeri, gjithsesi duhet respektuar e assesi të rrihet.
Nga lajmëtari i Allahut -bekim dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të-, është transmetuar të kishte pas thënë: “Më të mirët prej jush nuk rrahin kurrë”
Gjersa zonja Aishe gruaja e profetit Muhamed tregoi se : “i Dërguari i Allahut -lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të- kurrë nuk kishte goditur me dorën e tij, as gruan e as shërbëtorin, por vetëm në luftë në rrugë të Allahut- xhihad.”
E burrat e sodit a me gratë e tyre po bëjnë xhihad, kur i rrahin ato!?

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur është shpirti i kënaqur!!

Xhasim Sultan

Shqipëroi hoxhë Llokman Hoxha


Kujdes, ky është një rast specifik, nuk mund të merret si përgjigje për çdo rast, andaj le të konsultohet ai që është kompetent për të marrë përgjigje të saktë.

Ps. Edhe unë një herë pata marrë pjesë në një seance gjyqësore në Medine: ku burri e kishte lënduar gruan madje i kishte thyer diçka prej eshtrave, kur gjykatësi e pyeti, ai tha (gënjeu) kam qenë në vetëmbrojtje.
Sa të këqinj janë burrat zullumqarë por edhe gratë e këqija ta plasin barkin.

Tags:

Categories

Archives