Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burri i la një porosi gruas së tij në mënyrën më të bukur…



Burri i la një porosi gruas së tij në mënyrën më të bukur…

Burri i la një porosi gruas së tij në mënyrën më të bukur…

Burri u zgjua në mëngjes. Hëngri mëngjesin bashkë me bashkëshorten e tij, i veshi rrobat dhe u bë gati të shkonte në punë. Kur hyri në dhomën e punës që t’i merrte çelësat gjeti pluhur të madh në tavolinë dhe në ekranin e kompjuterit. Doli me qetësi dhe i tha bashkëshortes: E dashur, mi sjell çelësat nga tavolina e punës. Bashkëshortja kur hyri në dhomë që t’i sillte çelësat, pa se bashkëshorti me gishtin e tij në tavolinën me pluhur kishte shkruar:





Të dua grua ime. Kur donte të dilte nga dhoma vërejti në mes të ekranit të kompjuterit të shkruar me gishtin e tij: Të dua shoqe e jetës sime. Gruaja doli nga dhoma, i dha burrit çelësat dhe buzëqeshi në fytyrën e tij sikur po aludonte se mesazhi kishte arritur dhe se ajo do të kujdesej më tepër për pastërtinë e shtëpisë së saj.
Ky është bashkëshorti i mençur, nëse gruaja e tij gabon, nuk sillet keq me të, madje gabimin e saj e trajton me mirësi. Pikëllimin e shndërron në gëzim. Kjo është dashuri dhe jetë e lumtur bashkëshortore.