Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burri duhet të përmbushë kërkesat e gruaj së tij

Burri duhet të përmbushë kërkesat e gruaj së tij

lule

Burrit i kërkohet ta ndihmojë gruan që të përmbushë dëshirat e saj seksuale dhe të ruajë dëlirësinë e saj. Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) i ka thënë:

“O Abdullah, më është thënë se ti agjëron ditën dhe qëndron duke u falur natën. Mos e bëj këtë sepse po ta bësh sytë do të të lodhen dhe trupi do të të sëmuret. Prandaj, agjëro (disa ditë) dhe ushqehu (në ditët e tjera), sepse vërtet trupi yt ka të drejtë mbi ty, sytë e tu kanë të drejtë mbi ty dhe gruaja jote ka të drejtë mbi ty. Me të vërtetë do të të mjajtojë të agjërosh tri ditë të çdo muaji, për arsye se për çdo vepër të mirë fiton dhjetëfishin e vlerës së saj, andaj kjo do të njihej si të agjërosh gjithë kohën. ”Buhariu, Muslimi dhe të tjerët

Gjatë marrëdhënieve seksuale burri mund t’i afrohet gruas nga çdo anë ose në çfarëdo mënyre që dëshiron, përderisa e fut organin vetëm në vaginën e saj.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë xhenetin)” (Bekare, 223)

“Ara” këtu do të thotë se vendi i vetëm i lejuar për të pasur marrëdhënie me gruan është vagina, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të kultivuar farën dhe që ajo të ngelet me barrë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nga shtatë persona mos merr këshilla

SHKEPUTUR NGA LIBRI “INTIMITETI MARTESOR SIPAS SUNETIT AUTENTIK”

Tags:

Categories

Archives